Kulturë - Art - Fe

Përfundon Plani Kur’anor me mbi 15-të milionë pjesëmarrës

Sekretari i Planit Kombëtar Kur'anor  ‘Besharat 1451’ tha se më shumë se 15 milionë njerëz ndoqën programet e iniciativës Kur’anore.

Duke folur pas një ceremonie të mbajtur për të shënuar përfundimin e planit, Muhammed Hussein Muhammedzadeh tha se Plani Kombëtar filloi në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, në muajin qershor, 2017.

‘Besharat 1451’  ka paraqitur  leximin, memorizimin dhe këndimin e sureve Mulk (Sureja e 67-të  dhe Al-Waki'ah ( sureja 56-të e Kur’anit) dhe reflektim mbi konceptet e tyre, tha ai.  

Muhammed Hussein Muhammedzadeh  tha se 1000 hafizë  dhe 500 këndues të Kur’anit që morën pjesë në konkursin e planit morën pjesë në ceremoninë e mbylljes të mbajtur në Mauzoleun ‘Imam Humejni’ (r.a.) në Teheran, të xhumanë.

Sa i përket emrit të planit, ‘Besharati  1451’ (Lajme të mira) 1451, ai vuri në dukje se kjo shënon vitin 1451 pas shpalljes së Kuranit të Shenjtë.

Kanalet kombëtare dhe lokale të televizionit dhe të radios dhe një numër i organeve qeveritare bashkëpunuan në organizimin e programeve të Besharat 1451, tha ai, duke shtuar se TV Kur'ani ishte organizatori kryesor.

Diku tjetër, Muhammed Hussein Muhammedzadeh  tha se ceremonia e mbylljes u mbajt në Mauzoleumin ‘Imam Humejni (r.a. si një mënyrë simbolike për ripërtëritjen e besnikërisë ndaj idealeve të themeluesit të ndjerë të Republikës Islamike.

Ai vazhdoi të përshkruante planin  ‘Besharat 1451’ si një nga ngjarjet më të mëdha Kur'anore të vendit dhe shpreson që plani i vitit të ardhshëm, 1452, do të tërheqë edhe më shumë njerëz.   

Burimi: IQNA