Ajetullah Makarem lëshon deklaratë për 'Dhjetë Ditët e Gadirit”
"Shpresoj që përkrahësit e Komandantit të Besimtarëve, Imam Aliut (a.s.) të shmangin sektarizmin dhe t'i përmbahen virtyteve morale, duke përkujtuar festimet e Ghadir-it. "Lexoni deklaratën.
Mesazhi i Ajetullah Nasser Makarem Shirazi për Dhjetë Ditët e Gadirit është si vijon më poshtë:
Në një botë të dominuar nga shtypja, padrejtësia, diskriminimi dhe format e ndryshme të korruptimeve morale, Dhjetë Ditët e Gadirit ofrojnë një mundësi të madhe për të gjithë muslimanët, jo vetëm për muslimanët shia, që të njihen me jetën e ndriçuar të Komandantit të Besimtarëve Imam Aliut (a.s.) dhe mësimeve të tij dhe për të mësuar një mënyrë më të mirë për të jetuar.
Imam Aliu (a.s.) është njeriu, i cili kurrë nuk e ndaloi respektimin e rregullave hyjnore, madje edhe kur u pyetë nga vëllai i tij Akil ibn Abi Talib.
Sa e mirë do të ishte që të gjithë muslimanët të mblidhen rreth dritës së Gadirit dhe të bashkohen në vendosmërinë e tyre në mënyrë që të luftojnë shtypësit dhe diktatorët që mbjellin mosmarrëveshje midis tyre. Për të luftuar ata që komplotojnë kundër Islamit dhe po imponojnë doktrinën e tyre të korruptuar ndaj muslimanëve.
Shpresoj që përkrahësit e Komandantit të Besimtarëve Imam Aliut (a.s.) të shmangin sektarizmin dhe të respektojnë virtytet morale duke përkujtuar festimet Ghadirit.
Paqja qoftë mbi komandantin e Besimtarëve, Imam Aliun (a.s.)
Burimi: Hawza News