Pjesëmarrja e Shiave dhe Sunnive në Haxh zbulon intrigat armiqësore
Udhëheqësi më i lartë në provincën perëndimore të Azerbajxhanit të Iranit tha se pjesëmarrja e muslimanëve shiitë dhe sunitë në Haxh është një lloj zbulimi i intrigave armiqësore kundër Islamit.
Houshang Attarpour, drejtues i çështjeve sociale në provincën perëndimore të Azerbajxhanit në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Takrib kritikoi politikat armiqësore për të ndarë myslimanët shiitë dhe sunnitë duke theksuar se pjesëmarrja e muslimanëve nga rryma të ndryshme në Haxh ka zbuluar iluzionet e kota të armiqve dhe solidaritetin e muslimanëve iranianë.
Ai tha: "Armiqtë e Republikës Islamike të Iranit përpiqen të portretizojnë një imazh joreal të Iranit dhe të promovojnë projektin e tyre Iranofobik" dhe përshëndeti popullin Iranian që nxjerrë në pah komplotet për shkak të vigjilencës së tyre.
Drejtuesi iranian e quajti Haxhin si një e drejtë fetare për të gjithë muslimanët dhe vuri në dukje, "Të lihet e drejta e Haxhit vetëm për shkak se Meka gjendet në një vend tjetër është një pikëpamje e pasaktë dhe haxhijtë duhet të përpiqen të zbulojnë imazhin e vërtetë të Iranit dhe popullatës muslimane në botë ".
Sipas Houshang Attar, ajo që duhet të vihet në dukje është pikëpamja kulturore e Haxhit si një pelegrinazh që pastron shpirtin e shoqërisë dhe përhapë idenë e veprave të mira në mesin e njerëzve.
Burimi: Taqrib News Agency (TNA)