Forcat irakiane vrasin 40 militantë afër Bagdadit
Forcat irakiane kanë vrarë më shumë se 40 militantë në përleshjet në afërsi të kryeqytetit, Bagdad, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet parlamentare që mbahen në fund të muajit.
Ministria e Brendshme e Irakut tha
në një deklaratë të enjten se militantët sulmuan një kamp të ushtrisë në Yusifijah,
në jugperëndim të Bagdadit.
Forcat irakiane të sigurimit u
konfrontuan me anëtarët e bandës Daash, të cilët dështuan në përpjekje për të shkatërruar
një kamp ushtarak, thoshte deklarata, duke iu referuar grupit të el – Kaides,
i ashtuquajturi Shtetit Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIL).
Forcat e sigurisë vranë më shumë se 40 sulmues terroristë dhe
sulmi rezultoi në vdekjen e njërit prej oficerëve të ushtrisë siriane, kur ai
ishte në përballje me këto banda kriminale, thotë deklarata.
Në deklaratë, gjithashtu, thuhet se
ushtarët konfiskuan 15 pushkë dhe pesë granatë-hedhës, si dhe pajisje të tjera.
Përleshjet vijuan pas disa ditësh
luftimesh në zonat e Tsobas dhe Zaidan në perëndim të kryeqytetit, Bagdad.
Gjithashtu, të enjten, një makinë
bombë shpërtheu pranë qytetit verior, në Tuz Khormatu, ku u vranë të paktën
katër ushtarë dhe u plagosur 12 të
tjerë, tha kryetari i bashkisë së qytetit,
Shallal Abdul.
Sulmet e fundit dëshmojnë një rritje
të dhunës në kohën kur Iraku fillon përgatitjet për zgjedhjet e caktuara për 30
prill.
Për kuvendin prej 328 vendesh janë
në garë 9.040 kandidatë të cilët po konkurrojnë për parlament. Parlamenti i
ardhshëm do të zgjedhë kryeministrin e
ri dhe kryetarin.
Ekspertët dhe politikanët thonë se
grupet terroriste, si i ashtuquajturi Shtetit
Islamik i Irakut dhe Shamit ( ISIL ), vijnë në Irak nga Siria fqinje dhe Arabia
Saudite për të minuar sigurinë në vend.
Sipas njoftimeve, më shumë se 2.300 vetë
janë vrarë si pasojë e dhunës në Irak këtë vit.
Sipas Kombeve të Bashkuara rreth
400.000 njerëz janë zhvendosur këtë vit për shkak të dhunës së vazhdueshme në
Anbar, duke shprehur shqetësim të madh në lidhje me praninë e
militantëve të el – Kaides në krahinën perëndimore të Irakut.