Muslimanët në SHBA bashkohen në një koalicion
Duke kërkuar për të bërë një ndikim më të madh në politikën amerikane dhe për të mbrojtur më mirë të drejtat e tyre civile, dhjetë grupe muslimane janë bashkuar dhe kanë themeluar një grup të ri me emrin: Këshilli Amerikan i Organizatave Muslimane.
Shumë nga udhëheqësit e kësaj
organizate të re e kanë quajtur fushatën për bashkim në mesin e myslimanëve si një
rritje, një vetëdijesim, një hap të paparë për komunitetin dhe një mundësi për
të ndihmuar muslimanët më shumë në
strukturën e jetës amerikane.
''Kjo është ëndërra e çdo musliman
amerikan, për t’u bashkuar në qasje, agjendë dhe në vizionin e komunitetit
musliman,'' tha Nihad Avad, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet
Amerikano-Islame, të mërkurën, më 12
mars 2014, gjatë një deklarate në Klubin
Kombëtar të Shtypit.
''Në të kaluarën, shumë njerëz janë
përpjekur për t’u bashkuar në një agjendë të kufizuar por kjo është agjenda më
e gjerë për komunitetin musliman amerikan.''
Këshilli ka në plan për të mbrojtur çështjet
më të rëndësishme të muslimanëve amerikanë dhe për të rritur regjistrimin e
votuesve. Ideja është për t’u dhënë muslimanëve një platformë politike më të
madhe në zgjedhje dhe në shoqëri dhe për
të rritur fuqinë ndikuese të
komunitetit.
Organizatat në këtë Këshill përfshijnë
disa nga muslimanët më aktiv në jetën e muslimanëve -amerikan, duke përfshirë organizatën CAIR, Rrethi Islamik i Amerikës së
Veriut dhe Shoqëria Amerikane Muslimane.
Anëtarët e Këshillit kanë thënë se
detyra e tyre e parë është që të bëhet regjistrimi i përgjithshëm i muslimanëve
në SHBA, kjo është mënyra për marrë një trajtim më të mirë dhe të nxjerrin
myslimanët çështjet kryesore apo ato që janë më të rëndësishme për interesin e
tyre. Ata shpresojnë të përfundojnë atë
brenda dy viteve, për të ndihmuar në formimin e agjendëa së tyre për zgjedhjet
e vitit 2016.
''Votuesit muslimanë kanë potencial
të jetë votues në rritje në vitin 2016 , '' tha Nihad Avad. Ne jemi duke
synuar që në ato zgjedhje të sjellim sa më
shumë pjesëmarrës të komunitetit musliman.''
Burimi: Islamic Life