Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Ajetullah Ali Hamenei fali 920 të burgosur

Sipas agjencisë shtetërore të Iranit, IRNA, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik,  Ajetullah Ali Hamenei të hënën u pajtua që të falë apo të zvogëlojë dënimet e 920 të burgosurve.


    Ky veprim nga ana e Liderit Suprem është përgjigje e një propozimi të Shefit të Gjykatës, Ajetullah Sadek Amolli Larixhani, me rastin e 12 Farvardinit apo 1 prillit, dita e cila përkon me Ditën e Republikës Islamike të Iranit.


     Ditë festohet nga iranianët çdo vit në përkujtim të përvjetorit të  themelimit të Republikës Islamike të Iranit në vitin 1979.