El- Sisi formon forcë të intervenimit të veçantë
Shefi ushtarak i Egjiptit, Abdel Fattah el - Sisi , thuhet se ka formuar një forcë të re të ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa ai ka në plan të kandidojë për kryetar.
Një raport i ri, duke cituar burime të informacionit ushtarak, të enjten tha se Gjeneralmajor Teufik Abdel - Samei, kreu i komandës qendrore të ushtrisë egjiptiane, është emëruar si kreu i trupit ushtarak.
Të mërkurën, el - Sisi njoftoi
planin e tij për të dhënë dorëheqjen si ministër i mbrojtjes në mënyrë që të
kandidojë zyrtarisht për kryetar.
Sipas raportit, Sisi dhe Abdel -
Samei kanë zgjedhur me kujdes 10.000 luftëtarë komando egjiptiane nga njësi të
ndryshme të ushtrisë për të formuar një forcë të veçantë ajrore.
Forcat speciale ajrore, të pajisura
me transportin ajror dhe helikopterë janë të afta për të arritur të gjitha
pjesët e Egjiptit dhe operacionet e tij mund të shoqërohen me tanke, artileri
dhe me masa, veprime kundër – terrorit.
Ndërkohë, Sisi thuhet se ka marrë
përkrahje kolosale nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që nga koha
kur ai mori pushtetin vitin e kaluar, duke përfshirë edhe nga ish kryeshpiuni Saudit,
princi Bandar bin Sultan dhe Emiratet e
Bashkuara Arabe me kryeministrin, Shejh Muhammed
Bin Rashid El - Maktoum.
Në frontin e brendshëm, Sisi
jashtëzakonisht mbështetet në elitën e lartë ushtarak dhe gjyqësorin si
mbështetësit kryesorë për ofertën e tij presidenciale.
Egjipti është bërë skenë e
demonstratave të dhunshme ku protestohet kundër vendimit të ri Sisit.
Institucionet shtetërore dhe mediat janë
përshtatur të gjitha për kandidaturën e Sisit,
kështu është krijuar një situatë që dëmton shanset për një konkurencë të
ndershme për çdo kandidat tjetër.
Partitë politike të Egjiptit kanë
bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ushtrinë e vendit për të qëndruar
jashtë politikës.
El - Sisi e rrëzoi presidentin e vendit, i cili ishte
kryetari i parë zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammed Mursi, vitin e kaluar,
pas protestave masive kundër sundimit të tij.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së
kohët e fundit shprehu shqetësim për vrasjen e protestuesve paqësorë
anti-qeveritarë nga forcat e sigurisë egjiptiane.
Sipas një grupi për të Drejta e Njeriut, në Mbretërinë e Bashkuar, Amnesty International, njoftoi se 1,400 vetë janë vrarë në dhunën
politike që nga rrëzimi i Muhammed Mursit,
në korrik të vitit të kaluar, 2013, pjesa më e madhe e tyre janë vrarë për
shkak të forcës së tepruar nga forcat e sigurirë.