Venezuela arreston tre gjeneralë për komplot grushteti
Venezuela ka arrestuar tre gjeneralë të forcava ajrore të akuzuar për komplot të një grushti shteti në bashkëpunim me politikanë të opozitës, tha presidenti të martën.
Masa vjen disa javë pas dhunës të protestave
anti – qeveritare, ku u vranë 36 njerëz në trazirat më të keqija në vend për
një dekadë.
Natën e kaluar kemi kapur tre
gjeneralë, që u përpoqën për të ngritur forcën ajrore kundër qeverisë legjitime
kushtetuese, tha presidenti Nicolas Maduro në TV shtetëror gjatë një
takimi me ministrat e jashtëm të Amerikës së Jugut në Karakas.
Ai nuk i përmendi oficerët, por tha
se komploti u zbulua nga kolegët e gjeneralëve që ishin alarmuar kur
dëgjuan të flitej për konspiracion. Të tre gjeneralët janë tani në paraburgim,
ku presin gjykimin e gjykatës ushtarake.
Ky grup ka lidhje direkte me
sektorët e opozitës. Ata kishin thënë se kjo do të jetë java vendimtare , duke
besuar se Venezuela nuk di se si me mbrojtur veten.
Protestuesit e vijës së ashpër po
kërkojnë që Maduro të japë dorëheqje, ndërsa ai thotë se ata janë duke kërkuar
një grusht shteti si e kërkuan 12 vjet më parë, që për një kohë të shkurtër e përzuri
paraardhësin dhe instruktorin e tij, të ndjerin Hugo Chavez .
Numri i protestuesve në rrugë është
shumë më pak se ata që dolën atëherë, megjithatë, nuk ka pasur shenja se
trazirat e tanishme mund të detyrojnë Maduron të largohet nga detyra.
Demonstratat filluan në muajin shkurt
me mitingje sporadike nga studentët e universitetit. Ato u intensifikuan pasi u
vranë tre vetë pas një tubimi me 12 shkurt të organizuar nga opozita në
kryeqytet.