Dronat e SHBA-ve godasin, vrasin 23 afganë gjatë 48 orëve
Katër sulme të veçanta të SHBA-ve kanë marrë jetën e dhjetëra njerëzve në rajone të ndryshme në Afganistan, gjatë 48 orëve të fundit.
Sipas Press TV, duke cituar burimet lokale të sigurisë, të paktën dhjetë persona janë vrarë nga dy sulme ajrore në Provincën Lindore të Kunar-it, pranë kufirit me Pakistanin.
Të premtën, gjithashtu, dy persona humbën jetën gjatë një sulmi të ngjashëm në Provincë Nuristan.
Më parë, njëmbëdhjetë persona vdiqën dhe shumë të tjerë janë plagosur në provincën jugore të Kandaharit.
Uashingtoni pretendon se sulmet me drona kanë synuar militantët. Por, raportet në terren thonë se civilët shpesh bien viktima të sulmeve të tilla nga SHBA-, të cilat kryhen natën. (IRIB)