Irak: Bota duhet të luftoi virusin el Kaida
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki ka bërë thirrje për një përpjekje globale për të luftuar 'virusin' al-Kaida dhe grupet e ngjashme terroriste.
Nuri al-Maliki fajësoi grupet terroriste të cilat pengojnë përpjekjet e Irakut për përmirësimin e vendit nga koha e diktaturës së Sadamit si dhe ndaljen e gjakderdhjeve të shkaktuara nga pushtimi i vendit udhëhequr nga SHBA-ja.
Kryeministri irakian, Maliki, i cili është për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bisedime zyrtare, shprehu shqetësimin edhe për praninë e militantëve të huaj, tekfiristët, të përkrahur nga të huajt, brenda Sirisë, duke paralajmëruar se ekstremistët mund të fitojnë një platformë për të bërë kërdi në të gjithë rajonin.
Gjatë muajve të fundit, dhuna në Irak ka arritur në një nivel të paparë që nga viti 2008.
Një studim i lëshuar këtë muaj nga akademikë me bazë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Irak thotë se gati një gjysmë milioni njerëz kanë vdekur për shkak të luftës lidhur me incidentet në Irak, që prej pushtimit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003.Alpha