'Deri në vitin 2100, Islami do të jetë shoqëria më e madhe fetare në botë
Sipas një kërkimi të ri të realizuar nga Qendra e Kërkimit, PEW deri në vitin 2015, numri i myslimanëve në botë shënon deri në 108 miliardë. Duke tërhequr vëmendjen se kjo shifër e bën Islamin fenë e dytë më të ndjekur në gjithë botën pas besimit të krishterë.
Ndërsa është përcaktuar se numri i myslimanëve në botë deri në vitin 2015 ka arritur deri më 1.8 miliardë, parashikohet që deri në vitin 2100 Islami të ketë shoqërinë fetare më të madhe në të gjithë botën. Duke qënë se Islami është feja që ka shënuar rritjen më të shpejtë për momentin dhe duke marrë parasysh zhvillimet e ndryshme demografike aktuale është përllogaritur se Islami do të jetë feja më e ndjekur deri në vitin 2100.
Ndërsa pritet që popullësia e tokës të rritet deri më 32 përqind deri në vitet 2015-2060, po kështu gjatë së njëjtës periudhë pritet që popullësia e myslimanëve të rritet deri më 70 përqind. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe numri i besimtarëve të besim të krishterë parashikohet të shënojë një rritje prej 34 përqindësh.
NDIKUESHMËRIA E ARABËVE DERI NË 20 PËRQIND
Nga ana tjetër, interesant është fakti se nga kjo popullësi myslimane vetëm 20 përqind mbulohet nga myslimanët arabë që jetojnë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, ndërsa 62 përqind do të jenë indonezianë, indianë, pakistanezë, bangladeshas, iraninë dhe turq si dhe vendet jo arabe të Azisë dhe të Pasifikut.
INDIA DO TË JETË VENDI KU DO TË JETOJNË MË SHUMË MYSLIMANË NË BOTË
Raporti i kërkimeve të bëra na rikujton se deri më tani, Indonezia vazhdon të jetë shteti me popullësi më të lartë myslimane. Megjithatë, deri në vitin 2050, India pavarësisht faktit se do të vazhdojë të ketë një popullësi me shumicë hindu, do të mbajë edhe numrin më të lartë të myslimanëve në botë, duke e kaluar Indonezinë në vendin e dytë.
Për më tepër, PEW ka parashikuar se deri në vitin 2050, në SHBA numri i myslimanëve do të arrijë deri më 2.1 përqind, ndërsa në Evropë do të kapi shifrat e 10 përqindëshit.
Burimi: Sputnik