Qendra Dar-ul-Kur'an me programe të veçanta Kur'anore në Ramazan
Qendra Dar-ul-Kur'an e lidhur me Astanin (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjë të Imam Aliut a.s.) do të organizojë programe të veçanta Kur'anore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas faqes së internetit të Astanit, ato përfshijnë Këndimin e Kur’anit dhe sesisone recitues të Kur'anit.
Ato programe do të mbahen në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) pas namazit të akshamit, dhe pas Iftarit.
Gjithashtu, Qendra Dar-ul-Kur'an do të mbajë programet në më shumë se 60-të xhami dhe qendra fetare në Naxhaf dhe qytete të afërta.
Ramazani, muaji i nëntë në kalendarin hënor islamik, sivjet filloi më 27 maj 2017.
Gjatë Ramazanit, muslimanët agjërojnë si një mënyrë efektive për ushtrimin e vetëdisiplinës. Pritet gjithashtu që ata të forcojnë karakterin e tyre përmes vetëpërmbajtjes dhe bamirësisë.
Leximi, këndimi dhe meditimi i Kur’anit të Shenjtë është gjithashtu një aktivitet i madh për muslimanët gjatë muajit të shenjtë.
Burimi: IQNA News