Në SHBA-të nuk ka mbështetje
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar të dielën, pas kthimit nga samiti G-7 në Itali, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më partner i besueshëm dhe evropianëve i ka porositur se duhet të mbështeten në vetveten e tyre.
“Kohërat gjatë së cilave në tërësi kemi mundur të mbështetemi tek të tjerët janë prapa neve. Këtë e kam përjetuar gjatë ditëve të fundit”, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel më një tubim politik në Mynih, të mbajtur menjëherë pas kthimit të saj nga takimi i G-7 në Sicili, i cili për shkak të mospajtimeve të presidentit amerikan Donald Trumpit me pjesëmarrësit tjerë të takimit, gati në të gjitha temat e prekura, ka përfunduar dëshpërueshëm.
Ajo duke treguar në situatën e re të krijuar me Donald Trumpin në SHBA, por edhe në Brexitin e ardhshëm, ka porosit se Evropa tani duhet të mbështetet në forcat e veta.
“Ne, evropianët duhet të marrim fatin tonë në duart tona”, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ajo më tutje shtoi se duhet të mbahen edhe më tutje marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe si dhe me Rusinë, por tani e tutje duhet të mbështetemi në forcat vetanake.
Kancelarja gjermane ka shpreh mendimin se me presidentin e ri francez Emanuel Macronin kjo është e mundshme.
“Gjermania do të ndihmojë kudo që është e mundur, pasi që Gjermanisë do të jetë e mirë poçese edhe Evropës i shkon mirë”, ka theksuar Merkel.
Kancelarja gjermane Merkel(nga Unioni Demokratik Krishterë) është prezantuar para pjesëtarëve të Unionit social krishterë në një shator në Mynih që ishte pjesë e planit të përbashkët parazgjedhor në mes dy partive të koalicionit CDU/CSU.
Ky fjalim dhe takimi me kryetarin e partisë CSU Horst Seehofer ishte dashur të mbahej të martën në mbrëmje, por është shtyrë për më vonë për shkak të sulmit terrorist në Manchester të Anglisë.
Burimi: Al Jazeera