Mijëra protestues tubohen në Donetsk në mbështetje të integrimit me Rusinë
Një tubim pro - Rusi është mbajtur në qytetin lindor të Ukrainës, në Donetsk, ku marshuesit theksuan mbështetjen e tyre për presidentin e rrëzuar, Viktor Janukoviç dhe integrimin me Rusinë.
Mijëra njerëz morën pjesë në
demonstratën e re të shtunën në Sheshin Lenin, ku në shumë pankarta shkruante SHBA
, Evropë ! Duart jashtë Ukrainës.
Demonstruesit shprehën mbështetje
për presidentin e rrëzuar, Viktor Janukoviç dhe integrimin me Rusinë.
Tubimi në Donetsk erdhi më pak se një
javë pasi rajoni i Krimesë në Ukrainë votoi në mënyrë dërmuese në një
referendum për ribashkimin me Rusinë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, një
folës tha se banorët rusë që jetojnë në Ukrainë nuk jetojnë mirë, dhe
nuk kanë mundësi që të jetojnë si duan ata.
Qyteti i Donetskut ka qenë skenë pro
-Rusi dhe anti - Perëndim gjatë tubimeve të shumta të ngjashme gjatë ditëve dhe
javëve të fundit.
Duke folur gjatë tubimit të shtunën në qytetin industrial, një demonstrues tha
se të gjithë ata që duan është e drejta që të thonë fjalën e drejtë se Njëzet e shtatë milionë banorë në
Ukrainë e konsiderojnë ( Presidentin amerikan Barack ) Obama një tiran sepse ai
mbështet qeverinë e re në Kiev dhe nuk le të ketë demokraci, tha Sergiy Jazhgunoviç,
një biznesmen 30 - vjeçar .
( Rusi ) Presidenti Vladimir
Putin dëshiron demokracinë , ai dëshiron një referendum, shtoi ai.
Qyteti industrial është i vendosur
në afërsi të kufirit me Rusinë dhe është konsideruar si një bastion i
presidentit të rrëzuar, Janukoviç.
Këshilli i qytetit Donetsk ka refuzuar të njohë qeverinë e re të Ukrainës dhe
bëri thirrje për një referendum mbi statusin e rajonit.
Ukraina ka qenë e kapluar nga një
krizë politike që nga nëntori i vitit 2013,
kur Janukoviç është përmbajtur nga nënshkrimit i një marrëveshjeje me Bashkimin
Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.