Egjipt

Përkrahësit e Mursit dënohen me vdekje

Burime gjyqësore dhe një avokat mbrojtës thonë se një gjykatë në Egjipt ka dënuar 529 me vdekje mbështetësit e ish-presidentit Muhammed Mursi për akuza të ndryshme duke përfshirë  edhe vrasje.


     Avokati Ahmed el - Sharif tha të hënën : Gjykata ka vendosur të dënojë me vdekje 529 të pandehur, kurse 16 janë liruar . Ai shtoi se vendimi mund të apelohet.


     Burimet gjyqësore thonë se 153 prej të dënuarve janë në paraburgim , por të tjerët janë në arrati.


     Sipas burimeve gjyqësore, të pandehurit janë akuzuar për sulm ndaj forcave të sigurisë dhe vandalizimin pronës publike gjatë dhunës që shpërtheu pasi policia sulmojë dy kampet e protestës, ku ishin  vendosur  përkrahësit e Mursit në Kajro në gusht, 2013.


     Qeveria e mbështetur nga ushtaria ka nisur një sulm vdekjeprues  mbi mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane pasi ushtria rrëzoi Mursin në muajin korrik të vitit 2013, ku me qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.


    Sipas një raporti të lëshuar nga  agjencia Associated Press, në fillim të këtij muaji, qeveria e mbështetur nga ushtria e Egjiptit ka burgosur rreth 16.000 njerëz që prej largimit Mursit. Rreth 3.000 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane janë në mesin e atyre që janë burgosur.