İran

Dr. Hassan Ruhani u rizgjodh kryetar i Iranit

Kryetari i tanishëm Hassan Ruhani fitoi me shumicë të jashtëzakonshme kundër rivalit të tij Ibrahim Raisi, me 57 përqind të votave, për të vazhduar  kohën e tij në detyrë.

Ministri i Brendshëm, Abdulriza Ramani Fazli njoftoi të shtunën në orën 2:00 të natës se  Hassan Ruhani  është fitues i zgjedhjeve të 12-ta  presidenciale në Iran me 23,549,616 nga 41,221,310 vota, pas numërimit të 99.7 të kutive të votimit.

Sfiduesi i tij kryesor Sejjid Ibrahim Raeisi, i cili është ish-zëvendës i Gjyqësorit dhe kujdestar i tanishëm i Astan Kuds Razavi,  Xhamia e Shenjtë e ‘Imam Rizait’ në Mashad,  fitoi 15,786,449 vota, duke qëndruar pas Dr. Hassan Ruhanit. 

Dy kandidatët tjerë, Sejjid Mustafa Mirsalim dhe Sejjid Mustafa Hashemitaba, secili fitoi respektivisht 478,215 dhe 215,450  vota.

Një pjesëmarrje e madhe të premten, më shumë se 41 milionë nga 56 milion votues të regjistruar, çuan në zgjatjen e votës për disa orë për t'u shkak të rradhëve të gjata ditën e xhuma. 

Burimi: ABNA24