Kulturë - Art - Fe

Si mësohej Kur’ani në mënyrë sekrete në Bashkimin Sovjetik

Një burrë musliman nëntëdhjetë e pesë vjeçar nga Rusia shpjegoi se si 'Ulemaja (dijetarët muslimanë) të Rusisë e mësonin Kur'anin gjatë ditëve të komunizmit. Ai ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi ekzekutimi dhe shtypja e muslimanëve dhe ai ishte dëshmitar i gjithë periudhës.

Ai shpjegon: "Ne kemi ndërtuar shtëpi të mëdha me një sallë të hapur në qendër. Në të gjitha anët e kësaj salle ne ndërtonim dhomat. Kishte një derë të fshehtë, që shpinte nga salla drejt këtyre dhomave, ku do të vendosnim një vitrinë me shishe alkoolike. Ne vendosnim portretet e Leninit dhe të tjerëve, një ekran televiziv dhe sende të tjera të turpshme afër murit ku ndodhej dera e fshehtë.

Sa herë që policia arritinte dhe kontrollonte shtëpinë, ata nuk gjenin asgjë. Ata vërejshin shishet e pijeve dhe mendonin se besimet dhe ideologjitë e banorëve ishin në përputhje me të vetat. Ata do të largoheshin, të kënaqur, por të mashtruar nga ajo që ata kishin vërejtur.

Nuk e kuptonin, se vetëm pak metra larg  shisheve të pijeve, ishin fëmijë të rinj të pafajshëm që mësonin  e këndonin Kur'anin. Ne mbylleshim në ato dhoma për gjashtë muaj, duke u mësuar fëmijëve tanë të vegjël se si të këndojnë Kur'anin. edhe hadithet  Ṣaḥīh nga Imam Buhariu u mësua gjithashtu aty.  Përtej kufijve të këtyre dhomave, erërat e zeza të komunizmit po frynnin pa u lodhur, por brenda, fjalët e All-llahut dhe të Pejgamberëve të Tij (paqja dhe bekimet qofshin mbi të gjithë) lexoheshin dhe memorizoheshin. " 

All-llahu i shpërbleftë Ulematë (dijetarët) e Islamit  për sakrificat dhe përkushtimin e tyre suprem në ruajtjen e besimit të muslimanëve në vendet e e shtypjes dhe padrejtësisë. Kontributi i tyre i paçmuar duhet t'i frymëzojë muslimanët që të mbeten të përkushtuar ndaj mësimeve Islame gjatë kohëve të vështira.

Burimi: Ilmfeed