Ruhani fitoi mandatin e dytë presidencial
Presidenti reformist iranian Hasan Ruhani fitoi bindshëm në zgjedhjet presidenciale kundrejt rivalit të tij konservativ Ibrahim Raisit, në zgjedhjet e djeshme presidenciale qe u mbajtën në Iran.
Në konferencën e mbajtur për gazetar në Teheran janë shpallur rezultate zyrtare të zgjedhjeve, në të cilin u konfirmua se Hasan Ruhani ka fituar mandatin e dytë të tij për president të vendit. Gjer tani janë numëruar 99, 7% të votave.
“Presidenti Ruhani ka fituar gjithsejtë 23.549.616 vota prej 41.220.131 vota të vlefshme, do të thotë gjithsejtë 57 % nga numri i gjithëmbarshëm i votave të vlefshme. Rivali i tij kryesor Raisi fitoi 15.786.449 vota (38,2%), Mustafa Mirselim 478.215, ndërsa Mustafa Hashimitaba 215.450 vota.
Presidenti iranian Hasan Ruhani në paraqitjen e tij të parë direkte në televizionin shtetëror pas zgjedhjeve të mbajtura ka thënë:”Shpresoj që do të jem avokues i denjë i kërkesave të popullit iranian”. Më tej shtoi:”Populli i madh iranian me përgjigjen e tij masive në zgjedhje ka bërë hapin e madh në drejtim të promovimit të interesave nacionale dhe krenarisë kombëtare iraniane. Pjesëmarrja e juaj historike në zgjedhje është e rëndësishme pa marr parasysh se cilit kandidat ja keni dhënë votën në këto zgjedhje historike”. “Populli iranian është unik përkundër poleve dhe taboreve politike, askush nuk do të mund të ju fut në humnerë të grindjeve të panevojshme klasore, etnike dhe fraksioniste”.
Shef i shtabit zgjedhor të Ruhanit Hamid Abutalebi në Twiter ka publikuar se Ruhani ka fituar rreth 60% të votave, ndërsa ish presidenti Muhamed Hatami, aleat i Ruhanit në profilin e tij në Instagram ka vendosur foton e Ruhanit në të cilin ka shkruar ”Shpresa ka fituar izolimin”.
Pjesëmarrja e madhe në votime i ka konvenuar Ruhanit, shqetësimi i tij kryesor ishte para zgjedhjeve apatia e votuesve pro reformës dhe të atyre të pakënaqurve me ndryshimet e kryera të ngadalshme të gjertanishme.
Këto zgjedhje konsiderohen di testim kyç i politikës reformiste të gjertanishme të kryetarit Ruhani në të cilin do të epet përgjegjia në pyetjen a duan votues iranian të vazhdojnë rrugën e afrimit drejt botës apo duan të kthen në izolim. Para katër vitesh kanë zgjedhur Ruhanin i cili me nënshkrimin e marrëveshjes nukleare e ka hapur vendin drejt botës, ndërsa tani kanë vlerësuar rezultatin e punës së mandatit të tij të gjertanishëm katërvjeçar.