Ra qeveria dhe u shpërnda Kuvendi i Kosovës
Sot Parlamenti i Kosovës votoi për mocionin e votëbesimit të qeverisë së Kosovës, dhe pas votimit të Parlamentit me 78 vota për, 34 kundër dhe 3 abstenime qeveria e Kosovës ra pasi humbi votëbesimin e saj në Parlament.
Më pas kryetari Hashim Thaqi nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës, pas humbjes së votëbesimit të qeverisë së Kosovës, dhe për nesër bëri ftesë liderëve për takim për të përcaktuar datën e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen në afat prej 30 gjer në 45 ditë pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës.
Opozita kosovare ka mbledh 40 nënshkrime dhe ka dorëzuar Kuvendit për mocionin për votëbesimin. Kërkesën për votëbesim e ka iniciuar partia Nisma, e kanë përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa për rrëzimin e qeverisë ka votuar edhe partneri i koalicionit të gjertanishëm qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës, me ç’rast edhe u mundësua rënia e qeverisë së Republikës së Kosovë.
Tani Kosova do të hyjë në fazën e fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Kosovës, të cilët duhet të mbahen më së voni kah mesi i muajit qershorit 2017. Deri në themelimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve që do të mbahen në qershor, qeveria aktuale do të vazhdojë punën por duke mos pasur fuqi të sjelljes së vendimeve ekzekutive.