Pasimi i Kur'anit dhe Ehl-ul Bejtit (a.s.) ‘diplomacia më e mirë e unitetit’
Imami iranian sunni vuri në dukje se muslimanët që praktikojnë librin e shenjtë të Islamit, Kur’anin, nuk duhet të kenë përçarje midis tyre.
Mamusta Abdul Kader Bejzavi, imami i lartë sunit nga Urumija, tha se pasimi i udhëzimeve të Kur'anit dhe Ehl ul- Bejtit (a.s.) është "diplomacia më e mirë e unitetit islamik", njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).
Ai tha: " Muslimanët Shia dhe Sunni kanë të njëjtin libër dhe besojnë në monoteizëm dhe kjo sjellë barazi mes tyre".
Ai përshëndeti diplomacinë e Iranit në lidhje me besimet islamike dhe tha: "Diplomacia e Iranit për unitetin islam është për shkak të vendosmërisë dhe fuqisë së brendshme që është rezultat i unitetit dhe solidaritetit kombëtar, si dhe lidhjes shpirtërore midis njerëzve dhe Udhëheqësit Suprem . "
Udhëheqësi i Namazit të Xhumasë në Urumija, vuri në dukje vëmendjen e posaçme të Udhëheqësit Suprem duke ndaluar sjellje të pavërteta ndaj besimeve të tjera duke bërë thirrje që ky është një komplot nga armiqtë që të nxisë përplasje mes muslimanëve.
Ai dënoi çdo lëvizje përçarëse kundër bashkësisë muslimane dhe e quajti "unitetin e popullit islamik" si zgjidhja e vetme për Botën Islame.
Mamusta Bejzavi vuri në dukje se muslimanët kanë disa vlera të përbashkëta duke përfshirë Kur'anin, Kiblën (Qabenë) dhe parimet islame dhe shtoi: "Këto ngjashmëri nuk kanë lënë asnjë hapësirë për mosmarrëveshje dhe dallimet e vogla nuk janë të mjaftueshme për të ndarë shoqërinë muslimane".
Udhëheqësi i namazit të Xhumasë iu referua paqes dhe unitetit midis njerëzve dhe shtoi: "Këto arritje duhet të mbizotërojnë në të gjithë Botën Islame, në mënyrë që asnjë pushtet arrogant të mos ngacmojë Islamin apo Muslimanët".
Burimi: TNA