Fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja e gjithanshme
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media fton qytetarët e Kosovës që të jenë të qetë dhe të matur në situatën e krijuar pas vendimit të sotëm të Kuvendit të Kosovës, siç shkruan në të, udhëhequr me hipokrizi dhe pabesi nga PDK-ja e Kadri Veselit.
Po ashtu në këtë njoftim thuhet se “veprimi i sotëm edhe një herë e la pa asnjë maskë Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK, të inkriminuar dhe me probleme të thella me ligjin dhe të cilët sot u bashkuan për t’i dhënë fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja e gjithanshme, që i këputi fijet e krimit dhe të korrupsionit”, transmeton “Zeri.info”.