Kulturë - Art - Fe

Turqia boton përkthimin e Kur'anit në gjuhën samoane

Kur’ani në gjuhën
Kur’ani në gjuhën

Kryesia Turke e Çështjeve Fetare (Diyanet) ka botuar një përkthim të Kur'anit në gjuhën samoane.

Sipas gazetes të përditshmes ‘Hurriyet’, 2000 kopje të përkthimit janë shpërndarë mes atyre që flasin gjuhën samoane.

Kopjet e Kur’anit u dërguan në Samoa për t’u shpërndarë në mesin e muslimanëve atje.

Samoa është një vend që përbëhet nga grupi më perëndimor i Ishujve Samoan, në Polinezi, në Oqeanin Paqësor.

Një numër shumë i vogël i popullsisë së Samoas, i vlerësuar në 188.000, janë muslimanë.

Shpërndarja e përkthimeve të Kur'anit nga Dijaneti  ishte pjesë e një fushate të quajtur "Le të jetë dhurata ime një Kur'an."

Burimi: IQNA News