Gjermani

Ministri jashtëm gjerman uron programin e ri bërthamor të Iranit

srchttpmediaelirenetimageswesterwellejpg

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle thotë se negociatat e fundit të mbajtura në mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore janë një fillim i bisedimeve serioze dhe domethënëse mbi programin e energjisë bërthamor të Republikës Islamike.

Në fund të bisedimeve, Westerwelle tha se negociatat rritën shpresat për një zgjidhje diplomatike të konfrontimit mbi punën në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Bisedimet e Gjenevës forcuan shpresën tonë se është e mundur një zgjidhje diplomatike, e cila plotësisht eliminon shqetësimet tona në lidhje me natyrën e programit bërthamor të Iranit, tha ai, duke bërë thirrje për negociatat të mëtejshme.

Irani dhe gjashtë fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina, Rusia si dhe  Gjermania  përfunduan brenda dy ditëve bisedimet mbi programin bërthamor të Republikës Islamike në Gjenevë, Zvicër, ditën e mërkurë. Të dy palët kanë rënë dakord të takohen përsëri në qytetin zviceran me 7 dhe 8 nëntor.

Pas bisedimeve, ministri i jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif tha në një konferencë për shtyp në lidhje me negociatat se shpresojmë se do të jetë fillimi i një faze të re përsa i përket marrëdhënieve të vendit me gjashtë fuqitë.  Ai më tej përshkroi bisedimet si të thella dhe të frytshme, por nuk dha hollësira mbi detajet.

Liderja e politikës së jashtme të BE-së Kethrin Eshton gjithashtu përshëndeti bisedimet bërthamore si më të detajuarat dhe më dobiprurësetqë janë mbajtur ndonjëherë në mes të dy palëve.

Ajo shtoi se gjashtë fuqitë botërore e kanë konsideruar me kujdes propozimin e ofruar nga Irani gjatë bisedimeve, por vuri në dukje se të dyja palët kanë rënë dakord që të mos zbulojnë detajet e propozimit të Teheranit, të cilën ajo e përshkroi si një kontribut të rëndësishëm.

Zarif e quajti propozimin e Iranit me titull Mbyllja e një krize të panevojshme, duke hapur një horizont të ri të gjashtë vendeve gjatë një takimi me dyer të mbyllura ditën e martë.