Izrael

Zëvendës ministri dhe deputeti sionist: Rreziku i Iranit është më i madh se rreziku i Sirisë dhe Koresë Veriore së bashku

Michael Oren është zëvendës ministër i diplomacisë së Izraelit dhe deputet i parlamentit, Knesset si përfaqësues i Partisë Kulanu.

Rreziku i Iranit është më i madh se rreziku i Sirisë dhe Koresë Veriore së bashku
Rreziku i Iranit është më i madh se rreziku i Sirisë dhe Koresë Veriore së bashku

SHBA-ja ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme me tre regjime të vështira për atë  për të kufizuar rreptësisht kapacitetet e tyre ushtarake jokonvencionale. Dy prej këtyre regjimeve – Siria dhe Koreja e Veriut – i kanë shkelur këto marrëveshje pa asnjë problem, duke provokuar lojë- përgjigje që kanë ndryshuar çdo lojë nga presidenti Trump. Megjithatë, marrëveshja e tretë është marrëveshja me Iranin – e cila është që në thelbin e saj problematike sa që Teherani as që e ka të nevojshme që për të shkelë dispozitat e saj. Pranueshmëria e një marrëveshjeje të këtillë do të ishte e mjaftueshme për të rrezikuar jetën e miliona njerëzve.

Korniza e marrëveshjeve të SHBA-së me Korenë e Veriut dhe Sirinë që janë hartuar dhe firmosur në vitin 1994 dhe 2013 respektivisht ishin të ngjashme në shumë mënyra me njëra-tjetrën. Në të dyja këto marrëveshje dy regjimet zotëroheshin se kishin armë të shkatërrimit në masë, ose të paktën mjetet e nevojshme për t’i prodhuar ato.

Të dyja marrëveshjet supozohej që t’i detyronin këto regjime që të dorëzonin arsenalet e tyre në bazë të një traktati ndërkombëtar dhe që të ishin të hapur që objektet e tyre të investigohen nga të huajtë. Dhe këto dy shtete shtypëse besonin se duke arritur që të keni një marrëdhënje të duhur mes tyre, do të mund ta shtrinin këtë frymë edhe në arenën ndërkombëtare.

Të gjitha ato parashikime rezultuan të ishin të gabuara. Pas tërheqjes nga Traktati i Kufizimit të Programeve Bërthamore, Pyongyang  ka testuar pesë raketa dhe ka prodhuar armë atomike me rreze të gjata ndërkontinentale. 

Diktatori sirian Bashar Assad,  në një periudhë më të shkurtër se një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së kufizimit u kthye tek populli i tij duke i helmuar ata me gazin sarin. Koreja e Veriut dhe Siria, të cilat janë fuqizuar si pasojë e mosveprimit të Shteteve të Bashkuara dhe nga mbështetja e fuqive të tjera i kanë dhunuar angazhimet e tyre duke mbetur të pa ndëshkuarë.

Ose të paktën kështu është situata në dukje. Administrata e Trumpit, duke urdhëruar një sulm me anë të raketave Tomahawk në një bazë ajrore siriane si dhe patrullimin e një force ushtarake të marinës amerikane pranë bregut të Koresë së Veriut i ka mbështetur këto kufizime dhe ka i tërhequr vëmendjen shkelësve të tyre. Kjo mënyrë e rivendosje së pushtetit është mirëpritur nga të gjithë aleatët e Amerikës duke përfshirë në mesin e tyre edhe Izraelin.

Megjithatë, për mendimin tonë, marrëveshja më e rrezikshme nga të gjitha është ajo që kurrë nuk do të ketë nevojë pët përdorimin e forcës ushtarake. Për ne, kërcënimi ekzistencial ngrihet në një dekadë q ka filluaar deri në përfundimin e ksaj marrëveshjeje me Iranin.

Ashtu si marrëveshjet e bëra me Korenë e Veriut dhe ajo me Sirinë, marrëveshja e vitit 2015, e Planit të Përbashkët të Veprimit, JCPOA parashikonte që Irani do të moderonte sjelljen e tij dhe kështu do të bashkohej në bashkësinë e arenës ndërkombëtare.

Ashtu si kornizat me Korenë e Veriut dhe Sirinë, i vitit supozoi se Irani do të përmbushë detyrimet e veta dhe do t'i hapte objektet e tij inspektorëve. JCPOA supozonte se

Megjithatë, ndryshe nga aleatët e saj të Koresë së Veriut dhe Sirisë, Irani ishte sponsori më i madh i terrorizmit dhe premtoi haptazi se do të shkatërronte një shtet tjetër, konkretisht Izraelin. Ndryshe nga këto shtete, Irani gënjeu sistematikisht për programin e saj të armëve jo konvencionale për 30 vjet rradhazi.

Ndryshe nga Damasku dhe Pyongyangu, të cilat e kanë të ndaluar përgjithonë që të marrin apo prodhojnë armë të shkatërrimit në masë, Teherani mund të presë t'i ndërtojë ato me shpejtësi dhe legjitimitet të plotë në fund të viteve 2020, sapo të përfundojë marrëveshja JCPOA.   

Në këndvështrimin e Izraelit dhe shteteve të tjera fqinje tona sunite kjo gjë paraqet në fakt një mangësi të tmerrshme të JCPOA-së. Regjimit më të angazhuar për të realizuar shkatërrimin tonë i është dhënë një leja e lirë për të zhvilluar edhe më tej aftësitë e tij ushtarake bërthamore.

Edhe Irani mund të ndjekë shembujt e sirianëve dhe koreanëve të Koresë së Veriut dhe të mashtrojë në lidhje me marrëveshjen. Nga njëra anë mund të shijojë qindra miliarda dollarë hyrëse në vend si rezultat i lehtësimit të sanksioneve, dhe nga ana tjetër duke iu përmbajtur marrëveshjes në vend që t'i shpërbëjë  pjesët përbërëse të laboratorëve bërthamorë, mundet vetëm t’i çaktivizojë pjesë pjesë ato.

Irani mund të zhvillojë teknologji të reja për prodhimin e bombave atomike dhe në të njëjtën kohë të vazhdojë me testimin e raketave balistike ndërkontinentale. Ai mund të vazhdojë masakrimin e sirianëve, irakianëve dhe jemenasve, si dhe financimin e Hamasit dhe Hizbullahut. JCPOA i mundëson Iranit të bëjë gjithçka edhe pa qënë e nevojshme që të shkelë ndonjë dispozitë të saj.   

Në vitin 2013,  kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka folur për OKB-në duke u shprehur kështu për një Iran të armatosur me armë bërthamore “do të ishte më i rrezikshëm sesa 50 Kore të Veriut”, po kështu Irani është sigurisht edhe shumë herë më i rrezikshëm sesa Siria. Megjithatë, vetëm Iranit i është dhënë imuniteti për therrjen e civilëve dhe kërcënimin e genocidit. Megjithatë, tashmë Iranit i është dhënë garacia se do ta fitojë të drejtën e ardhshme për të prodhuar armë bërthamore.

Për më tepër, regjimi iranian - i cili arriti që të shtypte brutalisht një kryengritje popullore në vitin 2009 - ka grumbulluar një forcë prej miliona njerëzish tashmë për të shtypur çdo kundërshtim të mundshëm të ardhshëm. Në vend që të moderohet dhe të heqë dorë nga programi bërthamor, regjimi aktual premton se do të jetë më radikal edhe gjatë këtyre 10 vitet e tjera. 

Si mund ta parandalojnë këtë katastrofë SHBA-ja dhe aleatët e saj? Ekzistojnë shumë hapa të ndryshme të mundshme, por ato fillojnë me ndëshkimin e Iranit për konventat që tashmë i shkelur, të tilla si kufizimet e OKB-së për zhvillimin e raketave. Sanksionet e mbetura amerikane ndaj Iranit duhet të qëndrojnë në mënyrë të vendosur dhe Kongresi duhet të kalojë legjislacionin e mëtejshëm ndëshkues ndaj tij.

Mbi të gjitha, duhet të krijohet një lidhje e fortë mes JCPOA dhe mbështetjes që Irani i jep terrorizmit, premtimet e saj për të asgjësuar Izraelin dhe për të përmbysur qeveritë arabe pro-amerikane si dhe pjesëmarrjen e tij në masakra të ndryshme. Përderisa mbështetësit e Ajetullahut shtypin popullsinë e tyre dhe eksportojnë tiraninë e tyre jashtë vendit, asnjë kufizim për programin e tyre bërthamor kurrë nuk duhet të lejohet të mbarojë.

Duke u përgjigjur me forcë ndaj shkeljeve të Koresë së Veriut dhe Sirisë, Presidenti Trump ka bërë një hap të madh drejt rikthimit të fuqisë së Amerikës në parandalim e aktiviteteve të këtilla nga vendet e tjera. Vendosmëria e tij për të korrigjuar të metat në JCPOA dhe për të qëndruar të fortë përballë Iranit do ta përshpejtojë shumë atë proces. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe bota do të jenë më të sigurta. 

Michael Oren është zëvendës ministër i dilomacisë izraelite dhe një anëtar i Partisë Kulanu.

Burimi: Medya Şafak