Sirianët tubohen në përkrahje të ushtrisë
Në Siri, mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë për të mbajtur tubime në mbështetje të ushtrisë së vendit në luftën kundër militantëve të përkrahur nga të huajt.
Të mërkurën, sirianët e zhvendosur
në Lartësitë e Golanit u mblodhën në
Jdaidet el -Fadl, një fshat në rrethin e
kryeqytetit, Damask.
Sipas Press TV, përkrahësit e ushtrisë siriane kanë mbajtur tubime
të ngjashme në qytetin perëndimor të vendit, në Homs.
Demonstruesit kanë mbajtur lart flamurin
e atdheut dhe kanë përshëndetur ushtrinë
siriane për luftën e saj të vazhdueshme kundër militantëve të përkrahur nga huajt.
Tubimet vijnë menjëherë pasi ushtria
siriane njoftoi se kishte rifituar kontrollin e plotë mbi qytetin e Ras el-
ajn, pranë qytetit strategjik të Yabrud-it.
Gjithashtu, të mërkurën, qeveria
siriane dhe Moska u përplasën me Uashingtonin për vendimin e tij për të mbyllur
ambasadën siriane dhe konsullatat në vend më 18 mars.
Fuqitë perëndimore dhe aleatët e
tyre rajonale - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - thuhet se mbështesin
militantët që veprojnë brenda Sirisë.