Qendra e re e akomodimit në Naxhaf mirëpret vizitorët për Arbain
Një qendër e re akomodimi për vizitorët u përurua në qytetin e shenjtë të Naxhafit, në Irak, përpara vizitës vjetore që shënon Arbainin.
Një numër i zyrtarëve irakianë dhe iranianë morën pjesë në ceremoninë e përurimit të qendrës, e cila mund të strehojë deri në 25.000 vizitorë, sipas faqës së internetit të Astan-it (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.).
Ajo është ndërtuar në një periudhë të shkurtër kohe dhe është financuar me ndihmën e njerëzve dashamirës në Astan Kuds Razavi dhe bashkinë e qytetit të shenjtë të Mashhadit të Iranit, tha Sejjid Nazar Habl-ul-Matin, kujdestari i Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.)
Qendra është e pajisur me të gjitha lehtësirat e nevojshme për t’i shërbyer vizitorëve.
Inaugurimi është bërë në kohën e duhur kur miliona vizitorë kanë planifikuar për të për të vizituar vendet e shenjta në Irak, duke përfshirë edhe qytetet e shenjta, Qerbelanë dhe Naxhafin në Arbain.
Arbaini shënon 40 ditë pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), nipi i Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) dhe Imami i tretë në Islamin Shiitë.
Çdo vit, një turmë e madhe e muslimanëve shiitë marshojnë drejt Qerbelasë, ku në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit (a.s.) kryhen ritet zisë në Arbain. Shumë prej tyre vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf, Irak.
Këtë vit, Arbaini bie të dielën, 20 nëntor 2017.
Burimi: IQNA News