Kosova

Kosova nuk diskriminon katolikët - Don Sopi

Don Mikel Sopi, famullitar i Kishës Katolike në Kosovë ka treguar nëse, sipas tij, janë të diskriminuar besimtarët e fesë katolike të cilët, në baza religjioze, përbëjnë pakicën në vend.

Sopi në InfoMagazinë të Klan Kosovës, ka thënë se pas luftës janë larguar një numër i madh të shqiptarëve të besimit katolikë, për shkaqe të ndryshme.

Sipas tij, nuk dihet nëse katolikët janë larguar nga vendi për shkak të diskriminimeve, por ai, si përfaqësues fetarë, nuk mendon se besimtarët e fesë katolike diskriminohen.

Ndërsa, kryetari i Partisë LISBA, Fuad Ramiqi ka thënë se myslimanët përballën me diskriminime. Ai ka përmendur gratë myslimane që bartin mbulesa që, sipas tij, diskriminohet në punësime.