Kulturë - Art - Fe

E përqafoi Islamin, përfaqëson Rusinë në Garat e Kur’anit

Edhe pse prindërit e saj nuk janë muslimanë, ata kurrë nuk u përpoqën për të parandaluar  përqafimin e Islamit.

Një femër 21-vjeçare,  e cila ka lindur e krishterë e ka mësuar përmendësh  Kur'anin e Shenjtë në mënyrë të plotë dhe tani përfaqëson Rusinë në Garat e Kur’anit  në Shejha Fatima Bint Mubarak, raportoi KTimes.

Elena Dmitrienko ka thënë: "Unë e përqafova Islamin gjashtë vjet më parë, kur isha 15 vjeç, por babai im i krishterë dhe nëna tatare nuk e kanë përqafuar ende."

Duke folur për udhëtimin e saj drejtë Islamit, Elena Dmitrienko tha ajo ka  mësuar në një shkollë private, ku shumica e nxënësve ishin myslimanë. "Unë jam frymëzuar nga etika fisnike e tyre, nga mënyra e jetesës, dhe nga përkushtim për fenë e tyre. 

"Unë u zhvendosa në Qendër të Studimit  të Kur’anit  ‘Zejd bin Thabit, ku kam mësuar Kur’anin nga dora e mësuesve competentë."

Edhe pse prindërit e saj ishin jomuslimanë, ata kurrë nuk u përpoqën për të  parandaluar përqafimin e Islamit.  "Ata ishin habitur nga ndryshimi im i plotë në të folur dhe në sjellje me urtësi ndaj tyre dhe madje prindërit më  inkurajuan për të mësuar përmendësh Kur'anin në mënyrë të plotë."

Jeta e Elena  Dmitrienko me Kur’an ka nisur katër vjet më parë. "Kam arritur të mësojë Kur'anin përmendësh një vit më parë me ndihmën e prindërve të mi jomuslimanë që tani përcjellin në TV," tha ajo.

Ajo ka dëshirë të renditet e para dhe të fitojë çmimin e madh, ajo tha se do të jetë çmimi më i madh në jetën e saj. "Garat janë  organizuar në mënyrë të përsosur  dhe ky është një rast i mirë për të takuar këtë numër të madh të garuesve nga e gjithë bota."

Deri më tani, deri  51 nga 72 garuesit janë në testin e fundit të Garave të Hafizëve të Kur’anit për Femra të cilat po zhvillohen në Shoqatën  Kulturore Shkencore  të Dubait, Al Mamzar.

Burimi: IQNA News