OKB: Tekfiristët kanë krye vrasje masive në Siri
Militantët e El-Kaides dhe Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIL) kanë krye ekzekutime masive në Siri në janar, thonë Kombet e Bashkuara.
Sipas një raporti të Komisionit të Hetimeve
të OKB-së në Siri, të martën, tekfiristët kryen ekzekutime masive të të
burgosurve dhe në këtë mënyrë kanë krye krime të luftës.
Komisioni tha se i kishte të dokumentuar disa raste ekzekutimi në masë
në Idlib, Haleb dhe në provincën Raka, duke përfshirë një spital për fëmijë në Haleb,
i cili është përdorur nga militantët si qendër e tyre.
Numri i të vrarëve si dhe
akuzat për varrezat masive të lidhura me këto ekzekutime mbeten nën hetime
tha ajo, duke shtuar, Shumë vrasje ndodhën me nguti dhe nga një
distancë.
Sergio Paulo Pinheiro, kreu i
komisionit, i tha Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut se militantët
po imponojnë ideologjinë e tyre radikale mbi popullsinë civile, në
krahinat veriore dhe verilindore.
Civilët në zonat e rrethuara
janë pa ushqime, ushqehen me kërma ... Njerëzit, duke përfshirë edhe fëmijët e
vegjël po vdesin nga uria, shtoi Pinheiro.
Siria është kapluar nga dhuna
vdekjepruese që nga viti 2011.
Mbi 130.000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur për shkak të
dhunës së nxitur nga militantët të përkrahur nga perëndimorët.
Fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre
rajonal, sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - thuhet se përkrahin militantët
që veprojnë brenda Sirisë.