İran

Ajetullah Rafsanxhani: Myslimanët duhet të ruajnë solidaritetin

Kryetari i Këshillit për Përshtatshmëri i Republikës Islamike të  Iranit (KE), Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani, i ka quajtur mosmarrëveshjet mes muslimanëve si shkaku kryesor i pranisë së pushtuesve në vendet islamike.


     Sipas agjencisë të Shërbimit Botëror IRIB, duke cituar agjencinë

 IRNA, Ajetullah Rafsanxhani, gjatë fjalës së tij të martën, iu referua një numri të dallimeve të opinioneve në mes shi’itëve dhe sunnitëve në Afganistan, Pakistan, Irak, Arabia Saudite, Jemen, Egjipt dhe Siri, duke shtuar se pasojë e kësaj vëllavrasje është arsyetimi i prezencës së okupatorëve në vendet islamike.


     Në komentet e mëtejshme, ai theksoi se një zgjidhje duhet të gjendet për dallimet e mendimit të cilat janë të përhapura në të gjithë Botën e Islame, të cilat kanë rezultuar me përleshje të përgjakshme në të gjitha vendet islamike.


    Ai iu referua përqëndrimit në të përbashkën fetare dhe etnike si mjet për afërsinë e mëtejshme të myslimanëve.