Kulturë - Art - Fe

Kur’ani i Art iu dhurua Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.)

Një kopje e Kur'anit të Shenjtë  shkruar me ari nga Sejjid Ali Asghar Mousavijan iu dhurua Kujdestarit të Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në qytetin Naxhaf, Irak.

Kur'ani i shkruar në 54 faqe në dorëshkrimin Naskh, peshon më shumë se 30 kg.  dhe do të ekspozohet në Muzeun e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut.  .

Kur’ani është dhuruar  në një ceremoni të zhvilluar në Kopshtin e Xhamisë së Shenjt të Hz. Zahrasë  (a.s.) në përvjetorin e lindjes të Imam Aliut (a.s.).

Programi u ndoq nga përfaqësuesit e vendeve të shenjta në Irak, dijetarë të ndryshëm të shquar,  seminaristët dhe zyrtarët irakianë.

Këndimi i vargjeve nga Kur'ani, fjalimi nga Sejjid Nazar Hashim Hablul Matin, kujdestari i Xhamisë së Shenjtë, mbi karakteristikat dhe virtytet e Imam Aliut (a.s.) këndimi  i ilahive ishin pjesë të ndryshme të programit .

Kjo është kopja e dytë e Kur’anit, Librit Hyjnor shkruar nga kaligrafi  iranian në faqet prej arit. Ai e shkroi kopjen e parë në vitin 2014.

Burimi: ABNA