İran

Irani aktivizoi 5 fazat e fushës së gazit në Farsin Jugor

Kryetari iranian Hasan Ruhani të dielën ka vu në përdorim pesë fazat e fushës së gazit Farsi Jugor në Gjirin Persik, në të cilën gjatë 12 viteve të fundit janë investuar 20 miliard dollar amerikan, kanë raportuar  mediat iraniane. Me lëshim në përdorim të fazave 17,18,19,20 dhe 21 Irani do të rris prodhimtarinë dhe do të mbërrijë Katarin, theksuan zyrtarët iranian. Farsi Jugor në pronësi të Iranit dhe Katarit është pellgu më i madh i gazit në botë.

“Prodhimtaria jonë ka arrit 575 milion m3 gaz në ditë”, ka deklaruar Ruhani. Prodhimtaria e gjithëmbarshme e gazit arrin në 885 milion m3 gaz në ditë, sipas të dhënave zyrtare shtetërore iraniane. “Edhe përkundër sanksioneve të plota të vëna nga bashkësia ndërkombëtare, me ndihmën e inxhinierëve dhe punëtorëve iranian, kemi arrit viteve të fundit të zhvillojmë 11 etapa të Farsit Jugor, prej 21 sa janë gjithsejtë, ka thënë ministri iranian i naftës Bijan Namadar Zanganeh. Irani posedon rezervat e dyta në botë të gazit pas Rusisë, ndërsa është i katërti në botë me posedimin e rezervave të naftës.

Kompania franceze Total ka nënshkruar në nëntor para kontratë për zhvillimin e 11 etapave të fushave të gazit në vlerë prej 4,8 miliard dollar, por akoma pret ”vendimin përfundimtar” të SHBA-ve për të konkretizuar projektet e t’ia në këtë vend. Nga ardhja e Donald Trumpit në pushtet pritej ndryshimi i politikës amerikane ndaj Iranit. SHBA-të veç  kanë imponuar sanksionet e reja për shkak të programit balistik iranian dhe shkeljes së drejtave njerëzore. Por, marrëveshja ndërkombëtare për programin nuklear iranian e arritur në korrik 2015, ka mundësuar që në janar të vitit 2016 të shfuqizohen një pjesë të sanksioneve ndërkombëtare kundrejt Iranit. Irani ka arrit të rris prodhimtarin e vet të naftës në 3,9 miliona barel në ditë dhe të dyfishojë eksportin e tij të naftës. Teherani po përpiqet të tërheq kompanitë e mëdha ndërkombëtare për zhvillimin  e sektorit të vet energjetik. Në fillim të janarit Teherani ka zgjedh 29 kompani evropiane dhe aziatike të marrin pjesë në garë për zhvillimin e resurseve të t’ia të naftës dhe gazit.

Burimi: Al Jazeera