İran

Mbi 2700 besimtarë po marrin pjesë në Itikaf në Xhaminë Xhamkaran

Më shumë se 2700 besimtarët po marrin pjesë në ritualin shpirtëror  të Itikafit në Xhaminë e Shenjtë Xhamkaran në qytetin Kum, në Iran. 

Sipas zyrës së marrëdhënieve publike të xhamisë, janë 1250 burra dhe 1500 gra që marrin pjesë në këtë ibadet fetar, i cili filloi të martën.

Huxhet ul Islam Jasin Husseinabadi, drejtor i xhamisë, tha se këndimi i lutjeve, namazi me xhemat, këndime të ilahive, elegjive dhe fjalime nga dijetarët fetarë janë ndër programet që do të zhvillohen në xhami gjatë këtij ibadeti tre ditor.

Ai shtoi se pjesëmarrësit janë nga pjesë të ndryshme të vendit.

Itikafi, në fenë Islame, është një praktikë  që frymëzon me devotshmëri, kur izolohesh në një xhami, për një numër të caktuar të ditëve, në përputhje me dëshirën e vet e besimtarit.

Ata që marrin pjesë në këtë ibadet shpirtëror qëndrojnë në xhami, bëjnë ibadet, agjërojnë, i luten Zotit të Plotfuqishëm gjatë tri ditëve të Itikaf.

Burimi: IQNA News