Qendra Islame organizon klasë mësimi rreth Islamit për të rinjtë e Zvicrës
Qendra Islame e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) dhe Qendra Kulturore në Zvicër po organizon klasë mësimi për Islamin për të rinjtë.
Pas një letre për të rinjtë e Perëndimimit dërguar nga Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, në të cilën Lideri i bëri thirrje të rinjve në Perëndim për të mësuar në lidhje me Islamin për veten e tyre, jo atë të e çka paraqesin mediat, por nga burimi, kështu Qendra Islame vendosi për të ndihmuar të rinjtë zviceranë për të mësuar në lidhje me fenë Islame.
Mësimet rreth Islamit ata i filluan në muajin janar, dhe mësimet mbahen në formën e video-konferencave, që janë pranuar mirë edhe nga të rinjtë.
Dijetarët e Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa të cilët e njohin rrjedhshëm gjuhën gjermane bashkëpunojnë në program mësimor dhe u përgjigjet pyetjeve të ndryshme rreth Islamit të ngritura nga të rinjtë.
Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, në nëntor 2016, dërgoi një letër të dytë në më pak se një vit për të rinjtë në vendet perëndimore, pas një serie sulmesh terroriste në Francë.
Në letër, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i bëri thirrje të rinjve perëndimor "për të hedhur themelet për një ndërveprim të saktë dhe të ndershëm me Botën Islame në bazë të të kuptuarit e drejtë, depërtim të thellë dhe nga mësimet e nxjerra nga përvojat e tmerrshme."
Burimi: IQNA News