“Allahu është më i madhi!”- këshilltari i kryeministrit Rama
Nëse një ditë do shfaqej nevoja e ngritjes së një xhamie tek zona e ish-Bllokut në Tiranë, modeli më adekuat që do i shkonte asaj zone pa dyshim që do ishte ai i xhamisë që hapi dyert këtë të enjte në segmentin Sarandë – Delvinë.
Ajo konsiderohet si xhamia më unike e ndërtuar deri më sot në Shqipëri, trojet shqiptare e më gjerë në rajon. Ajo gjithashtu shënon një pikë kthese në stilin e derisotëm të xhamive duke mos patur asnjë ndikim nacional por thelbësisht fetar, në gjithë linjat e saj.
Arkitekti i saj, Martin Shameti, një ndër më të spikaturit në jug, e shpjegon kështu këtë xhami, format, linjat dhe detajet e saj:
E veçanta gjatë hapjes së xhamisë ishte dhe prania e një prej këshilltarëve të kryeministrit Rama, Alket Hyseni, i cili në fjalën e tij përshëndetëse shprehu gadishmërinë e qeverisë për legalizimin e të gjitha objekteve të kultit. Por fjala tij, e cila herëpashere pati dhe nuancat e një ligjërimi klerikal veç frazave të zakonshme të një zyrtari qeveritar, përfundoi me një kumt të denjë për një klerik, hoxhë, imam apo hatib në rastin konkret, duke thënë: Allahu është më i madhi!