Xhamia e Shenjtë e Imam Hysejnit dërgon ndihma në Mosul
Xhamia e Shenjtë e Imam Hysejnit dërgon konvojin e ndihmave humanitare për popullin e Mosul-it.
Siç është urdhëruar nga Autoriteti i Lartë Fetare Musliman Shia, Xhamia e Shenjtë e Imam Hysejnit dërgoi një konvoj me ndihma humanitare për popullin e qytetit të Mosul, Irak.
Mosuli ka qenë dëshmitarë i një migrimi të madh të brendshëm që kur forcat irakiane filluan operacionin kundër Daesh (ISIS-it), ka deklaruar Ministria e Migracionit dhe Zhvendosjes e Irakut.
Konfoji me ndihma ka qindra ton ushqime, shoqëruar me një spital mobil për trajtimin e të sëmurëve.
Javën e kaluar, Autoriteti Fetar Suprem tha se duke ndihmuar të shpërngulurit dhe të zhvendosurit është një nga mirësitë më të mëdha që i sjellin njerëzit më afër me Zotin.
Burimi: ABNA24