Siria

Turqia rindez zjarrin në Siri

src=http://mediaelire.net/images/tank.jpg

Forcat ushtarake turke kanë hapur zjarr ndaj bazave të ngritura nga al-Kaeda në bashkëpunim me takfiristët në Siri si kundërpërgjigje të një sulmi nga ana e militantëve.

“Të martën, ushtarët turq qëlluan në katër raste të ndryshme me armë vetëqëlluese të pozicionuar në bazat e tyre në qytetin Azaz pjesë e territorit të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.” njoftoi ushtria ditën e mërkurë.

Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për ndonjë viktimë të mundshme apo dëme të rastit.

Pas luftimeve me forcat e ushtrisë të së ashtuquajturës Ushtira e Lirë Siriane (AMF) më 18 shtator, militantët takfirist pushtuan qytetin veriperëndimor, një ish-qendër komerciale dhe industriale e cila ndodhet pesë kilometra (dy milje) larg prej kufirit siriano-turk.

Kjo është hera e parë që Turqia merr përsipër një sulm të tillë. Qeveria turke ka fajësuar veten për mbështetjen e al-Kaedës në bashkëpunim me grupet luftuese kundër qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Asad.

Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjeprurëse që nga viti 2011. Sipas disa burimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonale sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia, po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë edhe më herët se më shumë se katër milionë sirian do të jenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre gjatë vitit 2014 si pasojë e përshkallëzimit të konflikteve në vend.

Dy milionë sirianë pritet të marrin strehim jashtë vendit, ndërsa 2.25 të tjerët parashikohet të zhvendosen jashtë vendit gjatë vitit të ardhshëm.