Kulturë - Art - Fe

Përfunduan Garat Kur’anore të Universiteteve të Irakut

Edicioni i katërt i Garave Kur’anore Kombëtare të universiteteve në Irak përfundoi  me një ceremoni të shtunën në mbrëmje.

Ceremonia e mbylljes u mbajt në xhaminë e Kufas, në Kufa, në Irakun jugor, me rastin e përvjetorit të lindjes së hazreti Zejnebes (a.s.) raportoi faqja e lajmeve Ain Lil-Anba website.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Sejjid Muhammed Mousawi, kujdestari i xhamisë së Kufes, e cila organizoi Garat Kur’anore, shpjegoi për përgatitjet e kësaj ngjarje.

35 universitete dhe kolegje nga pjesë të ndryshme të Irakut morën pjesë në këtë ngjarje Kur'anore kombëtare. 

Ahmed Saad Abdul Vahid nga Universiteti Rafidin, Ali Hussein Akravi nga Universiteti Islamik, dhe Abdul Rahman Saxhid nga Kolegji Imam Azam  fituan tri vendet, çmimet, më të larta.

Garat Kur’anore Kombëtare për universitetet u mbajt për herë të parë katër vjet më parë me pjesëmarrjen e 8 universiteteve të Irakut.

Aktivitetet Kur'anore janë zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Sadam Hussein, në vitin 2003.

Ka pasur një tendencë në rritje të programeve Kur'anore të tilla si gara Kur’anore,  séanca të këndimit të Kur’anit dhe programe arsimore të mbajtura në Irak gjatë viteve të fundit.