Ajetullah Kazim Sediki: Bashkë-jetesë paqësore me pasuesit e feve
Zv.Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran, Ajetullah Kazim Sediki ka bërë thirrje për bashkëjetesë paqësore me pasuesit e feve të ndryshme dhe për lirinë e plotë për kryerjen e detyrimeve.
Ajetullah Kazim Sediki bëri këto komente në një takim me Patriarkun Kishës Ortodokse Gjeorgjiane, Ilia II, të marten, ku ishte i pranishëm edhe Ambasador i Iranit në Gjeorgji, Xhevad Kavam Shahidi.
Duke folur për marrëdhëniet mes feve, Ajetullah Kazim Sediku tha se shumë hapa tiranikë janë marrë në botën e sotme, të cilat kanë shkaktuar përleshje dhe konflikte, kështu që më shumë vëmendje duhet t'i kushtohet tendencave të tilla.
Të dy palët, gjithasht, analizuan gjendjen e pakicave fetare në Gjeorgji.
Kryepeshkopi gjeorgian e përkujtoi takimin e tij me Udhëheqësin Suprem Iranian, Imam Sejjis Ali Hamenei dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve historike dhe kulturore mes Iranit dhe Gjeorgjisë.
Burimi: ABNA24