Amerike

Prania e Gulenit në USA shkak fërkimesh mes Uashingtonit

Fetullah Gylen jeton në Shtetet e Bashkuara prej gati dy dekadash. Prania e tij është kthyer në shkak madhor fërkimesh mes Uashingtonit dhe Ankarasë që insiston në ekstradimin e klerikut, edhe pse ai mohon çdo përfshirje në tentativën për grusht shteti.

Donald Trumpit ka diskutuar atëherë largimin e Fetullah Gylenit nga Shtetet e Bashkuara. Ankaraja e akuzon Gylenin, dikur njeri të afërt e sot armik të përbetuar të presidentit Rexhep Tajip Erdoganin për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.

Pretendimin e ngre ish-drejtori i CIA’s në 1995, James Woolsey, i cili tha për “Wall Street Journal” se ka qenë i pranishëm në takimin ku ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn duket se ka diskutuar dëbimin e klerikut mysliman të shumëkërkuar nga Turqia.

Në intervistë, Woolsey rrëfen për “Wall Street Journal” se ishte i pranishëm në bisedimet mbi metodat e largimit të Gylenit përtej procesit ligjor të ekstradimit.

Takimi, nga sa shpjegon ai, ka ndodhur në muajin shtator në një hotel të Nju Jorkut. Të pranishëm, sipas ish-kreut të CIA’s, kanë qenë Flynn, dhëndri i Erdoganit dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Woolsey, asokohe këshilltar i fushatës të miliarderit, shton se mund të mos i ketë dëgjuar të gjitha ç’janë thënë në atë takim, sepse mbërriti me vonesë, por këmbëngul se pati debate serioze mbi mënyrën sesi të dërgohej Gyleni nga SHBA’ja në Turqi.

Fetullah Gylen jeton në Shtetet e Bashkuara prej gati dy dekadash. Prania e tij është kthyer në shkak madhor fërkimesh mes Uashingtonit dhe Ankarasë që insiston në ekstradimin e klerikut, edhe pse ai mohon çdo përfshirje në tentativën për grusht shteti.