Ukraina

Në shumë qytete në Ukrainës bëjnë thirrje për shkëputje

      Ndërsa votimi vazhdonte në rajonin autonom të Krimesë së Ukrainës, mijëra të tjerë mbajnë tubime në qytetet lindore si në Donetsk dhe Kharkiv të Ukrainës, duke bërë thirrje për një referendum që të shkëputen nga ish shteti sovjetike dhe të bashkohen me Rusinë.


     Sipas AFP, mijëra protestues pro -Rusi dolën në rrugët e qytetit verilindor të Ukrainas, në Kharkiv të dielën, duke kërkuar një referendum për t'u bërë pjesë e territorit të Rusisë.


      Protestuesit hidhnin parulla në favor të Moskës dhe sulmuan zyrën e ekstremit të djathtë, një grup nacionalist ukrainas i Sektorit për të Drejta.


      Më heret, mijëra mbështetës të Rusisë u mblodhën jashtë konsullatës ruse në qytet, duke u bërë thirrje Moskës për të dërguar forca paqeruajtëse në mbrojtjen e tyre.


      Një demonstratë e ngjashme është mbajtur edhe në Donetsk në mbështetje të së drejtës së Krimesë për t'u bashkuar me Rusinë. Disa demonstrues thuhet se sulmuan Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, hoqën flamurin e Ukrainës nga maja e ndërtesës dhe ngritën flamurin e Rusisë.