Arabia Saudite kërcënon të bllokojë detin e Katarit, kufijt tokësor
Arabia Saudite ka kërcënuar të bllokojë Katarin nga toka e deti për shkak të keqësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve arabe rreth lidhjeve të Katarit me Vëllazërinë Muslimane dhe rolit të stacionit televiziv el – Xhezira.
Sipas një raporti të publikuar nga
gazeta Huffington Post, kërcënimet janë
bërë gjatë një takimi privat në mes të ministrave të jashtëm të shteteve të
Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik në Riad javën e kaluar para se
Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejni të njoftojnë tërheqjen
e ambasadorëve të tyre nga Katari .
Ministri i Jashtëm Saudit, Princi Saud al - Faisal tha se thuhet se vetëm
ndërprerja e e lidhjeve me Vëllazërinë Muslimane, mbyllja e transmetuesit al
-Xhazira dhe dëbimin e dy grupeve ekspertësh nga SHBA, të identifikuar si Qendra Brookings e Doha-s dhe Instituti i
Politikave Rand Katar - do të ishte e mjaftueshme për të parandaluar Katarin
duke u ndëshkuar.
Është raportuar se Katari nuk flet
për kërcënimin e një bllokade të detit seriozisht, por kufiri i tij tokësor me
Arabinë Saudite lehtë do të mund të mbyllet nga forcat saudite.
Më 7 mars, Arabia Saudite, së
bashku me disa shtete tjera, e kanë futur në listën e zezë Vëllazërinë
Myslimane së bashku me disa grupe të tjera si organizatë terroriste. Sipas
ligjit të ri, ata që i bashkohen ose i përkrahin këto grupe mund të përballen
me pesë deri në 30 vjet në burg.
Qëndrimi i Arabisë Saudite ndaj
Vëllazërisë Muslimane, e cila u godit nga Vëllazëria, erdhi pasi qeveria e
përkohshme ushtarake e Egjiptit vendosi të emërtoi grupin një organizatë terroriste, në dhjetorin e kaluar pas përmbysjes së kryetarit
të vendit, Muhammed Mursi, në muajin korrik, 2013.