Po merren me Gazan, apo me Libanin dhe Sirinë? Sulmet e reja ajërore në Siri po rrisin tensionet
Këtë të hënë në mëngjes, gazettat hebreje dhe agjensitë e lajmeve kanë raportuar tensionet në veri si dhe në pjesët lindore të Izraelit, pranë Rripit të Gazës.
Gazeta hebreje, “Maariv” shkruan kështu: Avionët ushtarakë izraelitë kanë filluar sulme të reja ajërore kundër Hizbullahut të Libanit në Siri.
Në kanalin e dyt për nga rëndësia hebre është raportuar gjithashtu se sulmet ajërore kishin në objektiv goditjen e bazave të depove të armëve të Hizbullahut në Siri.
Megjithatë, Maariv shkurante se sumet ishin kundër ushtrisë siriane dhe bazave mbrojtëse anti-ajërore.
“Haaretz” ka shkuar rreth tensioneve të vazhdueshme në kufirin verior me Libanin dhe Sirinë, duke u shprehur se tensionet sa vijnë e rriten dhe se fuqia e Izraelit sa vjen e zbehet.
Ekspertët izraelitë besojnë se qeveria e Benjamin Netanyahu nuk ka për qëllim që të bëhet pjesë e një lufte me përmasa gjigande për shkak të tensioneve edhe në jug edhe në veri të vendit. Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon është shprehur se Izraeli do t’i vazhdojë sulmet më qëllim mbrojtjen e sigurisë së shtetasve të tij.
Ditën e dijelë, një numër i konsderueshëm i dronëve izraelitë kanë vënë në bjektiv një makinë siriane në Quneitra. Sipas të dhënave nga ushtria siriane, në këtë sulm është vrarë një ndër udhëheqësit e Mbrojtjes Kombëtare. Për më tepër, avionët ushtarak të regjimit sionist kanë sulmuar Sirinë të premten që lamë pas për dhe për herë të parë ata morrën përgjigjen nga anti-avionët ajërorë të ushtrisë siriane. Ky incident ka sjellë ndryshimin e shumë gjërave, ku përfshihet edhe nxjerrja e ushtrisë siriane nga një gjendje e heshtur në fazë të konfrontimit të drejtpërdrejtë dhe të sulmit kundër avionëve luftarakë të Izraelit. Gazeta Maariv ka shkruar se Izraeli duhet të jetë i përgatitur për një reagim të këtillë. Ndërsa përsa i përket përplasjeve të ushtrisë në jug të vendit në Rripin e Gazës, regjimi sionist ka bërë me dije këtë të djelë se ata kanë filluar një trajnim në shkallë të lartë ushtarake.
Agjensia hebreje e lajmeve,0404 shprehet kështu: Ditën e Mërkurë do të fillojë një fazë e re e trajtimeve ushtarake. Këëto trajnime do të përfshijnë armë të rënda dhe automjetet ushtarake gjithashtu. Avionët luftarakë të regjimit kanë performuar disa sulme ajërore të djelën e fundit si një përgjigje ndaj një sërë sulmesh milicishë në Rripin e gazës. Këto sulme kishin në objektivë vendbanimet në plazhet e Ashkelon.
Pas sulmeve të gjata të regjimit sionist në Gaza gjatë verës së vitit 2014, ata i kanë intensifikuar edhe më shumë trajnimet ushtarake në kufinjtë tokësorë, detarë dhe ajërorë me Gazan për të parandaluar çdo sulm të mundshëm kundët forcave pushtuese.
Heë pas herë, në mënyrë të vazhdueshme bëhen manovra ushtarake për të testuar gadishmërinë përballë çdo operacioni të mundshëm.
Burimi: http://iuvmpress.com/