Vizitë në Teqe, urimi për natën e madhe të Sulltan Nevruzit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për nder të Natës së madhe të Sulltan Nevruzit, vizitoi Teqen e Shejh Eminit, ku u prit nga Shejh Ruzhdi Shehu, dhe Teqen e Bektashive, ku u prit nga Baba Mumin Lama.
Veseli i uroi të gjithë besimtarët, duke besuar se mirëkuptimi, harmonia dhe uniteti do të mbizotërojnë mes të gjithë bashkëkombasve, bën të ditur një njoftim nga zyra e tij.