Egjipti ka shkatërruar 1. 370 tunele në Gaza, njofton ushtria e Egjiptit
Ushtria e Egjiptit tha të mërkurën se kishte shkatërruar 1. 370 tunele në kufirin me Rripin e Gazës, ndërsa lidhjet e Kajros me lëvizjen Hamas mbeten të tharta. Lëvizja Hamas e ka pushtetin në enklavën palestineze, njoftoi AFP.
Lidhjet morën një kthesë për keq pasi
ushtria e Egjiptit në muajin korrik 2013 e rrëzoi kryetarin islamik Muhammed Mursi,
i cili i takon Vëllazërisë Myslimane, me të cilën Hamasi është i lidhur.
Deklarata nuk tha se kur tunelet janë
shkatërruar, por ushtria ka derdhur trupa ngjitur me Gadishullin e Sinait për të luftuar militantizmin që është
rritur që nga korriku.
Tunelet, në qytetin e Rafah, janë
përdorur për të transferuar ushqime, karburante
dhe të produkte të konsumit në enklavën shumë të populluar palestineze.
Gaza ka qenë nën bllokadë që prej
vitit 2006, pasi militantët kapën një ushtar izraelit në një sulm ndërkufitar.
Hamasi i ka mohuar akuzat egjiptiane
se është i përfshirë në luftën në Gadishullin e trazuar të Sinai-t.
Më 4 mars 2014, një gjykatë
egjiptiane ka ndaluar Hamasin të operojë në Egjipt dhe urdhëroi konfiskimin e
aseteve të tij atje.
Vëllazëria Muslimane, gjithashtu, është
përcaktuar si një organizatë terroriste nga autoritetet ushtarake
– të instaluara në Egjipt.