Mjekët izraelitë torturojnë të burgosurit palestinezë
Ramallah, Palestinë
Një komisison palestinez të shtunën ka akuzuar mjekët izraelitë për torturimin e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.
Në një deklaratë, Organizata Çlirimtare Palestineze (PLO) Komisioni për të Burgosërit deklaroi se mjekët izraelitë që punojnë në burgje, në shërbimet e sigurisë dhe në kampet ushtarake torturojnë të burgosurit dhe i nënshtrohen presionit psikologjik.
"Mjekët në mënyrë sistematike e lënë pas dore shëndetin e të burgosërve dhe nuk veprojnë në përputhje me etikën e profesionit mjekësore dhe konventat ndërkombëtare dhe humanitare", ka thënë ajo.
Paneli pohoi se mjekët izraelitë kishin paraqitur raporte që sugjerojnë mundësinë e të burgosurve për të duruar torturat.
Nuk kishte asnjë koment nga autoritetet izraelite në pretendimet e komisionit.
Mbi 7,000 palestinezë janë aktualisht në burgjet në Izrael, sipas qeverisë palestineze.
Burimi: Anadolu News Agency