Palestine

Rima Khalafit i është kërkuar që të heqë dorë nga mbrojtja e palestinezëve

Rima Khalaf ka dhënë dorëheqjen ku Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres i kërkoi asaj që të tërhiqte raportin e saj në lidhje me praktikat e Izraelit kundrejt popullit palestinez.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres i ka kërkuar Rima Khalafit që të tërheqë raporti e saj që mban titullin “Praktikat Izraelile Kundrejt Popullit Palestinez dhe Pyetja për Apartheid” i cili është përgatitur nën vëzhgimin e saj. Ky raport vërteton akuzat e vjetra prej vitesh tashmë se regjimi apartheid i Izraelit ka dhunar në mënyrë të hapur ligjet e së drejtave ndërkombëtare të njeriut. Ajo ka refuzuar ta tërheqë këtë raport dhe për pasojë ka vendosur që të japë dorëheqjen duke u shprehur kështu: “Unë nuk mund të tërheq përsëri një tjetër punë të mirëkërkuarë dhe mirëdokumentuarë të OKB-së në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut, pavarësisht se jam e vetëdijshme se instruksionet e qarta të sekretarit të përgjithshëm duhet të ndiqen me përpikmëri.”

Zonja Rima Khalaf ka vendosur të mos jetë pre e presioneve dhe është shprhur se “Është një gjë normale për kriminelët që t’i bëjnë presion dhe t’i sulmojnë ata që mbështesin dhe mbështesin çështjet e viktimave. Unë nuk do të pranoj t’i nënshtrohem një presioni të këtillë.” Për më tej, ajo i drejtohet panelit, të cilët e mbajnë vetëm për paneli i fuqive të mëdha që mbrojnë të drejtat e njeriut duke i thënë se “Për mua nuk është një surprizë që, Shtetet anëtare, të cilët vetë tashmë kanë qeveri që çdo herë e më pak i japin rëndësi normave ndërkombëtare dhe vlerave të të drejtave të njeriut do t’i largohen intimidimit se në të ardhmen do ta kenë edhe vetë të vështirë të mbrojnë politikat dhe praktikat e tyre të jashtëligjshme.”

Ajo shprehet se është një akt i turpshëm për një organizatë të këtillë si OKB-ja që të kërkojë tërheqjen e një dokumenti të këtillë të bazuar në prova dhe shprehet se ky mbetet një grup njerëzish nën presion dhe një grup intelektualësh.

“Në një hapësirë kohore prej dy muajsh, më keni instruktuar që të tërheq dy raporte të prodhura nga ESCWA dhe jo për shkak se keni gjetur ndonjë gabim në raport dhe me shumë mundësi jo se nuk jeni dakord me vendimin e nxjerrë si përfundim, por për shkak të presionit politk të shteteve anëtare që edhe dhunojnë të drejtat e këtyre popujve në rajon.”

Dorëheqja e figurave të këtilla si Zonja Rima Khalaf është një motivim për ata që vërtetë përpiqen për një botë më të paqme dhe që u heqin maskat hipokritëve.

Ky raport është autorizuar nga profesoresha e shkencave politike Virginia Tilley në Universitetin Southern Illinois dhe nga një ish investigator i të drejtave të njeriut për OKB-në në territoret palestineze, Richard Falk.

Burimi: http://iuvmpress.com/