İran

Lufta e Izraelit dhe Amerikës kundër Hizbullahut dhe Iranit

Gates, i cili në librin e tij i ka dalë kundër këtyre pikëpamjeve të Netanyahu, shkruan se presidenti i Izraelit është shprehur kështu: “Irakienët mund të kenë qëndruar të heshtur ndaj shkatërrimit të reaktorit Osirak nga ana e Izraelit në vitin 1981, po kështu zgjodhën të mbanin një qëndrim të heshtur edhe sirianët në vitin 2007 kur Izraeli shkatërroi reaktorin e tyre. Megjithatë, iranianët nuk ngjajnë me arabët. Çdo lloj sulmi kundrejt çdo sistemi bërthamor do ta hedhë në zjarr të gjithë rajonin.”

Kur lexova librin e ish sekretarit të departamentit të mbrojtjes së ShBA-së dhe një ndër ish kryetarëve e CIA-s, Robert Gates me përbledhje të kujtimeve të tij nënë tiitullin “Detyra” arrita të kuptojë sesi ka qënë gjithnjë Izraeli ai që e ka shtyrë Amerikën në një luftë kundër Hizbullahut dhe Iranit.

Deri kur arrita në faqet e fundit të librit isha tërësisht i bindur tashmë për të gjitha dëmet që Amerika ka shkaktuar, për mijëra llogaritjet që ka bëë në lidhje me këtë luftë dhe se padyshim i friksohet përgjigjes ushtarake të Iranit dhe raketave të Hizbullahut. Ndërsa pika e tretë që arrita të kuptoj nga ky libër është se vetë zgjedhja e një njeriu të këtillë si Donald Trump për president ka qënë e nevojshme për t’i dhënë fund konflikteve të brendshme dhe për ta shtyrë Amerikën drejt kësaj lufte. Ndërsa Izraeli ka gjetur momentin më të përshtatshëm për të vënë më lëvizje një pjesë të arabëve bashkëpuntorë dhe bashkëpuntorëve të tjerë që duan të lidhin marrëdhënie me atë dhe tek të cilët kanë besim.

Gates, i cili ka theksuar faktin se hyrja e vitit 2009 ka shënuar shndërrimin e Iranit në një vrimë të zezë për sigurinë ndërkombëtare është shprehur se kjo vrimë e zezë e pasigurisë ka qënë e paranishme dhe ka ndikuar qoftë drejtpërsëdrejti qoftë tërthorazi Evropën, Rusinë, Kinën, Izraelin dhe vendet e Gadishullit Arabik. Gates, i cila ka theksuar se ndërkohë udhëheqësit izraelitë janë përpjekur në të gjitha mënyrat që të organizojnë sulme të ndryshme që të sulmojnë infrastrukturën ushtarake dhe industrinë bërthamore iraniane shprehet kështu në librin e tij: “Ne ishim pothuajse të bindur në vetvete. Nëse udhëheqësit izraelitë do ta kishin bërë një gjë të këtillë, ne do të ndërhynim kundër një Irani që do të sulmonte Izraelin, aleatët tanë në rajon, madje ndoshta e dhe ShBA-në drejtpërsëdrejti.”

Pikërisht në këtë moment kërkoj t’i tërheq vëmendjen për diçka të rëndësishme lexuesve të mijë të nderuarë. Amerika, në kërë libër të shkruar nga një njeri me famë dhe nder për amerikanët, nga njëri pre kryetarëve më të rëndësishëm të shrëbimeve të inteligjencës shfaqet si një shtet i cili në një luftë të mundshme kundër Iranit, është i gatshëm që t’i shërbejë me sy mbyllur Izraelit.

Gates në librin e tij ka vijuar si më poshtë: “Netanyahu ishte i bindur se pasi ta kishte sulmuar Iranin, kundërpërgjigjja e tij do të ishte thjesht diçka formale. Sipas mendimit të tij, ndoshta Irani thjesht do të hedhë disa raketa dhe Hizbullahu thjesht do ta mbështeste me disa raketa të tjera. Netanyahu, i cili i kishte krijuar këto përshtypje duke u nisur nga mendimi se iranianët janë realistë dhe se nuk do të sulmonin asnjë ndër objektivët e ShBA-së, duke qënë të vetëdijshëm se do të gjendeshin përballë një sulmi shumë të madh ushtarak. Nëse do të ndalohej eksportimi i naftës së gadishullit, atëherë kjo situatë do të ngrinte ekonminë iraniane.” 

Gates, i cili në librin e tij i ka dalë kundër këtyre pikëpamjeve të Netanyahu, shkruan se presidenti i Izraelit është shprehur kështu: “Irakienët mund të kenë qëndruar të heshtur ndaj shkatërrimit të reaktorit Osirak nga ana e Izraelit në vitin 1981, po kështu zgjodhën të mbanin një qëndrim të heshtur edhe sirianët në vitin 2007 kur Izraeli shkatërroi reaktorin e tyre. Megjithatë, iranianët nuk ngjajnë me arabët. Çdo lloj sulmi kundrejt çdo sistemi bërthamor do ta hedhë në zjarr të gjithë rajonin.”

Numri një i shërbimeve të inteligjencës së Amerikës ka vazhduar kështu, “Pasi në rradhë të parë Bushi dhe më pas Obama kanë bërë deklaratat e tyre në lidhje me ndërhyrjen ushtarake për të ndaluar punimet bërthamore të Iranit, ne filluam të bëjmë përgatitjet dhe planet në Pentagon. Filluam që të shqetësoheshim për shkak të mosmarrëveshjeve mes Izraelit dhe Iranit dhe potencialit të secilës palë që të ndëryjë ushtarakisht kundrejt çdo paralajmërimi të mundshëm. Kjo gjë nënkuptonte se ne duhet të ishim gjithnjë të përgatitur që në rast të çdo sulmi në rajon të ishim të gatshëm të ndërhynim.”

Gates, i cili më pas ka shpjeguar sesi kanë bërë përgatitje ushtarake dhe kanë dërguar në rajon anije ushtarake na ka informuar se ish presidenti i Francës, Nikola Sarkozy ka qënë një ndër nxitësit e luftës duke u shprehur se madje “është humbur shumë kohë” duke vënë në vëmendje edhe marrëdhëniet e vendeve të rajonit me ShBA-në.

Ish shefi i mbrojtjes, Gates me tone tallëse ka përmendur kujtime të tij kuur mbreti i atëheshëm saudit, Mbreti Abdullah dhe princi i tij zëvendësues kishin takuar vëllezërit  Ringling në një çadër cirku. Sipas librit të tij, në këtë çadër cirku të ndërtuar vetëm për mbertin arab ishin vendosur orendi të kristalta, 50 lloje ushqimesh disa lloje ëmbëlsirash dhe një ekran i madhe televizori ku trasmetoheshin lajmet. E gjithë kjo përgatitje ishte për një plak të vjetër koprac.

Ka dy gjëra të rëndësishme që arrijmë të kuptojmë nga kjo ky libër me kujtime të autorit. E para ndër të është se ka qënë vetë Gates që i ka kërkuar mbretit saudit që të rrisë mesataren e naftës që ai i shiste Kinës në atë kohë. Qëllimi i kësaj kërkese është që të ulej kërkesa për naftë ndaj Iranit. Në këtë kohë, Izraeli duke i dalë kundër marrëvshjes gjigande të avionëve dhe të armëve mes Amerikës dhe Arabisë Saudite, kjo ishte mënyra sesi Amerika arriti ta bindë udhëheqjen e Riadit.

Gates, në librin e tij i ka dhënë vend edhe bisedës së tij me Netanyahun dhe me Ministrin e tij të Luftës, Ehud Barak ku ai është shprehur kështu: “Deri më tani nuk është parë askund që Arabia Saudite të lëshojë qoftë edhe një plumb të vetëm në çdo luftë në të cilën ka hyrë Izraeli. Ndërsa tani të dyja palët keni një armik të përbashkët. Ky armik i përbashkët i Arabisë Saudite dhe i Izraelit është Republika Islamike e Iranit. Arabia Saudite është një aleate potenciale për ju kundër këtij armiku.” Gates, i cili e ka përsëritur disa herë në libër këtë deklaratë tij, flet për shqetësimin që Netanyahu sa herë që ishin takuar i kishte shfaqur në lidhje me faktin që Amerika po i shiste Arabisë Saudite armë shumë të zhvilluara dhe na tregon se i ka bërë Netanyahut këto pyetje: “Kur është parë ndonjëherë që Arabia Saudite të ketë sulmuar Izraelin? A besoni vërtetë se Arabia Saudite mund t’i përdorë avionët ushtarakë të blerë ng Amerika pa marrë leje fillimisht nga kjo e fundit?”

Është edhe diçka tjetër për të cilën dëshiroj të kemë vëmendjen tuaj. Për një kohë të gjatë tashmë, Amerika i ka bërë thirrje të gjitha shteteve të rajonit të të afrojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin, për të kërcënuar kështu Iranin dhe për të mbrojtur vetë Izraelin. Ndërsa nga anatjetër, Obama i cili në librin e Robert Gates përmendet si “mbështetës i vazhdueshëm dhe i përhershëm i Izraelit” ka qënë një ndër administratat që ka pasur më shumë përplasje në të gjithë historinë e dy shteteve me Netanyahun.

Një ndër të dhënat që tërheq vëmendjen në librin e kujtimeve janë lëvdatat e shumta që Robert Gates shpreh për princin trashëgimtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed bin Zajed. Ai shprehet kështu për princin: “Ai është një ndër njerëzit dhë të zgjuar dhe më dinakë që kam njohur në mesin e arabëve. Ka një të folur diplomatike dhe një aftësi të madhe oratore. Pikëpamjet e tij në lidhje me marrëdhëniet e vendeve të rajonit me Iarnin kanë qënë gjithnjë të nevojshme dhe i kemi përdorur në favorin tonë. ”

Nga këtu arrijmë të kuptojmë se Izraeli ka qënë edhe kundër marrëveshjeve ushtarake mes Amerikës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në lidhje me këtë çështje, shef i shërbimeve të inteligjencës së ShBA-së shprehet kështu: “Marrëveshjet e arritura me vendet arabe, sidomos marrëveshjet në lidhje me armët moderne si avionët e luftës dhe raketat janë pritur gjithnjë me kundërshtim nga Izraeli.”

Vetë arabët nga kjo gjë duhet të kuptojnë se ende vazhdojnë përpjekjet e shumta të Izraelit dhe ShBA-së për të bindur disa vende arabe se armiku i tyre është Irani. Në fund të fundit, Izraeli vetë do të mbetet gjithnjë një armik për vendet arabe.

Tani le të trajtojmë pikën kryesore të kësaj çështjeje. A i friksohet Amerika përgjigjes së Iranit?

Përgjigja është po... Pa dyshim që po!

Në librin e tij me titull “Detyra” Robert Gates shprehet kështu: Kërcënimi Iranian me raketa me rreze të shkurtër dhe me rreze të mesme mund të marrë në objektiv ushtarët dhe bazat tona ushtarake të vendosura në Azi dhe në Evropë. Dhe kjo gjë po zhvillohet më shpejt se sa e kemi parashikuar.” Kjo fjali është thënë disa vite para se Iran dhe Rusia të bënin marrëveshje për zhvillimin e raketave prodhim rus S-300, të ngjashme me raketat balistike dhe me rreze të gjata. Për këtë arsye, para ardhjes së Trumpit, Amerika është përpjekur shumë herë që që qetësojë Izraelin.

A janë këto zhvillime në Iran parapërgatitje për luftë?

Pa dyshim që zhvillimet në Iran kanë qënë të ndjeshme, megjithatë to nuk mund ta parandalojnë luftë. E vërteta është se është në dëm të të dyja palëve që të shkojnë drejt një lufte. Megjithatë, sipas të dhënave shumë të sakta, Izraeli i ka përfunduar përgatitjaet e tij në lidhje me luftën që do të hyjë kundër Hizbullahut. Nga ana tjetër, edhe Hizbullahu i ka përfunduar parapërgatitjet madje edhe e ka dhënë komandën kundrejt çdo veprimi që mund të marrë Izraelin. Përsa i përket Iranit, sigurisht që prej vitesh tashmë i ka marrë gjithnjë masat duke parashikuar në çdo rast një luftë të mundshme. Shihet se së fundmi, përgatitjet e Iranit janë intensifikuar.

Përsa i përket një personaliteti si Trumpi, veprimet e së cilit nuk mund të parashikohen, mundësitë për marrëveshje me mundësitë për luftë janë pothuajse të barabarta. Mbi të gjitha, Trumpi është një biznesmen dhe gjëja primare që kërkon është përfitimi. Nëse brenda në vend ka dëme të mëdha, me siguri ai do të ndërmarrë aentura në arenën ndërkombëtare. Në këtë periudhë, Izraeli më shumë se kurrëherë më parë është detyruar të mbështetet e tek arabët dhe mundohet të ndjekë hapat e administratës së ShBA-së.Gryka Hurmuz, përbën një ndër rajonet më të rrezikuara për luftë në Libanin Jugor dhe në territoret e Sirisë.

Ajo që bën përshtypje është shqetësimi që ndihet nga përgjigja e mundshme e Iranit për shkak të faturës së lartë financiare dhe shkatërrimit të mundshëm që mund të vijë lufta. Për një rast të këtillë, Rusia dhe Kina janë dy nga alatët kryesorë. Të dyja këto shtete i kanë zhvilluar edhe më shumë marrëveshjet ushtarake, sistemet mbrojtëse dhe marrëveshjeve tregtare me Iranin.

I gjithë rajoni duket si një fuçi baruti. Megjithatë, asnjë nga shtetet – të paktën deri më tani – nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret. Sepse të gjithë janë të vetëdijshëm se nuk do të mund të parashikojnë të nesërmen pasi të ketë plasur lufta. Nëse Izraeli ia hedh të gjithë fajin Libanit dhe se njeh të gjithë administratën e Libanit si një pjesë përbërëse e Hizbullahut (duke u nisur pas deklaratave të Avn se ushtria libaneze ka nevojë për mbështetjen e Rezistencës), sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah do t’i kundërpërgjigjet Izraelit vetëm brenda disa orëve. Në lidhje me këtë çështje zëvendës sekretari i përgjithshëm, Shejh Naim Kasëm është shprehur kështu: “Në momentin kur Izraeli mori në mbrojtje frontin e brrendshëm, mori fund edhe mundësia e tyre sulmuese. Ka ikur koha kur Izraeli kishte kapacitetin për të luftuar në territoret e vendeve të tjera. Tashmë Izraeli është më shumë se i bindur se në luftën e ardhshme që do të marrë pjesë do të paguajë një çmim shumë të lartë. Në çdo mundësi sulmi ai do të jetë i pari që do të pësojë humbje. Çdo moment dhe kohë e mendon këtë gjë.”

Thënë shkurt, i gjithë rajoni po qëndron mbi një fuçi baruti që mund të shpërthejë nga momenti në moment. Megjithatë, askush nuk do t’i vuajë pasojat e një shpërthimi të këtillë. Për këtë arsye po bëhen përpjekje të mëdha për të qetësuar Izraelin dhe për të shuar dëshirat e Trumpit për të kryer akte heroike... Të gjithë vendimmarrësit e ShBA-së janë të vetëdijshëm se një luftë e këtillë nuk do të etë thjesht një “shëtitje”. Ka prej atyre që mendojnë se i gjithë presioni mbi Hizbullahun dhe Iranin ka për qëllim që t’i detyrojë Rusinë, Hizbullahun dhe Iranin që të tërhiqen nga Siria. Në këmbim të kësaj do të tërhiqen nga rajoni edhe Turqia edhe terroristët. Nëse kjo që thotë Trumpi është e vërtetë, atëherë jemi përballë një marrëveshjeje... Megjithatë, duke marrë parasysh se ai është tërhequr nga deklaratat n lidhje me Rusinë, edhe këto të fundit mund të mos jenë të vërteta.

Irani nga ana tjetër është mësuar me përplasjet, sanksionet dhe me arritjen e marrëdhënieve me ShBA-në deri në grykë të humnerës. Megjithatë, një gjë është e sigurt, Irani është më i fuqijshëm se kurrë më parë.

Burimi: Al Alem/ Medya Şafak