Suudi Arabie

Anëtarët e Vëllazërisë Muslimane arrestohen në Arabinë Saudite, Kuvajt

Arabia Saudite dhe Kuvajti kanë arrestuar dy anëtarë të Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit me kërkesën e Kairos, ka thënë prokurori i lartë i Egjiptit.


     Zyra e prokurorit tha në një deklaratë të mërkurën se të dy burrat u arrestuan pasi qeveria e përkohshme e Egjiptit kishte vendos një urdhër arresti ndërkombëtar për ta për nxitje të dhunës në qytetin e Port Said në vitin 2013.


     Zyra e prokurorit publik ka marrë një njoftim për arrestimin e Akram al- Shaer nga ana e Mbretërisë së Arabisë Saudite , dhe të akuzuarit  tjetër  me emrin Muhammed al- Kabouti nga shteti i Kuvajtit , thoshte deklarata.


    Akram Al - Shaer ishte kreu i komitetit të shëndetësisë në parlament gjatë presidencës  të rrëzua që udhëheqej nga Muhammed Mursi. Arabia Saudite dhe Kuvajti njoftohet se kanë derdhur miliarda dollarë në Egjipt që ushtria rrëzoi kryetarin e parë të Egjiptit zgjedhur në mënyrë demokratike në korrikun e vitit 2013 dhe pezulluan kushtetutën e vendit dhe shpërndan parlamentin.


      Egjipt deklaroi  se Vëllazërisë Muslimane është një grup terrorist dhe akuzoi anëtarët e saj se janë përgjegjës për një sulm vdekjeprues me bombë në një ndërtesë të shtabit të policisë në qytetin Mansoura, në Delten e Nilit, në muajin dhjetor 2013.


    Vëllazëria Muslimane, megjithatë, e dënoi sulmin dhe e ka mohuar përfshirjen në këtë incident.


     Javën e kaluar, Rijadi e pasoi Egjiptin dhe deklarojë grupi, i cili  vepron që 86 vjet, është një organizatë terroriste.


     Demonstratat anti - qeveritare kanë vazhduar pa u pakësuar në të gjithë Egjiptin, që nga rrëzimi i kryetarit Muhammed Mursi, pavarësisht se ishte një goditje e rëndë për Vëllazërinë Muslimane dhe mbështetësit e saj.


      Organizata Human Rights Watch e ka denoncuar qeverinë e përkohshme të Egjiptit që e vendosi Vëllazërinë Muslimane në “listën e zezë” duke thënë se masat , duket se synojnë zgjerimin e goditjeve  ndaj aktiviteteve paqësore të Vëllazërisë Muslimane dhe vendosjen e sanksioneve të ashpra për përkrahësit e saj.