Gjermani

Gjermania kërcënon Rusinë me sanksione

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërcënuar Rusinë me sanksione të reja, përveç nëse Moska angazhohet në bisedime për të gjetur një zgjidhje diplomatike të krizës politike në Ukrainë.


   Sipas Press TV, Merkel bëri vërejtje në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin polak Donald Tusk , të mërkurën në kryeqytetin polak Varshavë .


     Kancelarja gjermane tha gjithashtu se në qoftë se nuk bëhët  përparim deri në 17 mars, ministrat e jashtëm të BE do të vendosin masat, duke përfshirë ndalimet e vizave dhe ngrirjen e aseteve për ata që janë përgjegjës për veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe të krerëve të BE.


      Përveç tjerash, në fjalën e saj, kancelaria Merkel tha se Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të nënshkruajnë një pjesë të një marrëveshje asocimi gjatë takimit të ardhshëm të BE-së që do të mbahet më 20 mars.


     Ndërkohë, Presidenti francez Francois Hollande i ka bërë thirrje homologut të tij rus Vladimir Putin për të ndaluar rajon autonom të Ukrainës, Krimea të bashkohet me Rusinë. Ai tha se çdo aneksim i tillë do të ishte e papranueshëm dhe do të eskalojë tensionet.


     Komentet e kryetarit francez, Hollande, pasuan një deklaratë nga Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara ( G7 ) , i cili i bëri thirrje Moskës për të ndaluar të gjitha përpjekjet për “aneks” të Krimesë.


     Krimea ka vendosur të mbajë një referendum për shkëputje më 16 mars për të vendosur në se gadishulli duhet të bëhet pjesë e territorit të Rusisë.